I dënuar për vrasjen e studentes greke, flet nga burgu shqiptari pasi shoku i hedh fajin: S’më intereson çfarë thotë ai

I dënuar për vrasjen e studentes greke, flet nga burgu shqiptari pasi shoku i hedh fajin: S’më intereson çfarë thotë ai

Eleni Topaloudi dhe dy autorët e dënuar

Aleksandër Luca, shtetasi shqiptar, i arrestuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi, ka dhënë një intervistë nga burgu për mediat vendase. Në një intervistë për “Star Tv”, ai ka komentuar deklaratat e bashkëpunëtorit të tij në ngjarjen që tronditi Greqinë vite më parë, i cili thotë se ai vetë është i pafajshëm ndërsa i hedh fajin shqiptarit.

‘Nuk më intereson çfarë del dhe çfarë thotë greku. Unë kam një avokat’, -tha ai pasi shoku i ngushtë drejton gishtin nga ai për vrasjen e 21-vjeçares. Por deklaratat e tij nxitën edhe reagimin e babait të të ndjerës, i cili gjithashtu nuk e la ngjarjen të kalonte pa rikujtuar humbjen e të bijës.

‘E vërteta është e qartë për ne. Ata të dy bënë atë që bënë. Nëse duan, të vërtetojnë se cili nga të dy e goditi, cili nga të dy i vuri thikën, cili nga të dy e hodhi në det’, thotë Giannis Topaloudis, duke argumentuar se një person nuk mund ta bënte i vetëm vrasjen

Kujtojmë se Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. 

Dy të akuzuarit për vrasjen e Eleni Topaloudit nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Ngjarja ndodhi mbrëmjen 27 nëntorit të këtij viti. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det. (LEXO KËTU)

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prind: 13/01/2022 11:45

    te kalben te dy ne burg plehrat!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit