Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55-vjeçar, i cili rezulton i dënuar në Itali me 25 vjet e 8 muaj për trafik lëndësh narkotike është arrestuar ditën e djeshme në Durrës me qëllim ekstradimi në shtetin italian. Mediat italiane kanë shkruar sot detaje në lidhje me operacionin, i cili është bërë në bashkëpunim të thellë me institucionet ligjzbatuese të Italisë.
Arrestimi u bë më 5 tetor nga policia shqiptare, e cila zbatoi urdhrin e burgut të Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias të drejtuar nga Sergio Sottani. Identifikimi i të arratisurit, i cili përdorte shtatë pseudonime, u bë i mundur falë veprimtarisë së së njëjtës Zyrë , e cila kreu kërkime "të shumta dhe komplekse" për gjetjen e tij.
Në fakt, nisur nga hetimi dhe identifikimi i personave me të cilët dyshohet se kishte lidhje i arratisuri, hetuesit e kanë përqendruar vëmendjen te motra, e cila ndodhet në Itali dhe te bashkëshortja dhe djali i të arratisurit që banojnë në Shqipëri. Informacionin i "çmuar" për vendbanimin aktual dhe për gjeneralitetin e saktë, të ofruar nga Prokurori i Përgjithshëm, i lejoi policisë shqiptare, nëpërmjet Interpolit, të bllokonte të arratisurin, i cili - përsëri sipas asaj që mësohet - ishte zakon të lëvizte në Evrope, me përdorimin e identiteteve të rreme.