Vatikani ka vendosur të nisë një hetim të brendshëm për një lajm që ka qarkulluar ditët e fundit në mediat italiane.
Bëhet fjalë për një "like" që profili i Papa Françeskut në Instagram i ka dhënë një modeleje braziliane Natalia Garibotto.
Verifikimi ka nisur edhe nga vetë kompania e Instagram nëse ai ishte një gabim njerëzor, një falsifikim apo një hacker.
Sidoqoftë, ekipi që merret me menaxhimin e rrjeteve sociale të papës ka nisur një hetim për gjetjen e fakteve duke kërkuar që rrjeti i famshëm social të sqarojë se si një "like" mund të shfaqet nga llogaria zyrtare e Papës në fotot e modeles.
Lajmi u publikua ditët e fundit nga disa media italiane dhe është shpërndarë në mijëra biseda në WhatsApp. Menaxherët e profilit të Papës në rrjetet sociale dyshojnë se ka qenë pirateri ndaj profilit të Papës.