“I dhashë një shuplakë vetes”, Ardit Gjebrea tregon gabimin që bën me Anën: Turp por nuk mund të gënjej

“I dhashë një shuplakë vetes”, Ardit Gjebrea tregon gabimin që bën me Anën: Turp por nuk mund të gënjej

Moderatori Ardit Gjebrea dhe vajza e tij Ana

Leximi i librave është një gjë kaq e nevojshme për çdo njeri pasi të zgjeron horizontin dhe të bën një person me një artikulim më të thellë. I pranishëm në aktivitetin e Ministrisë së Kulturës, “Takohemi për një libër", moderatori Ardit Gjebrea ka bërë një autokritikë, duke treguar kështu edhe gabimin që bën me vajzën e tij Anën. Ai u shpreh se nuk lexon dhe aq më pak me vajzën e tij.

Libri është një nga ato gjërat e shëndetshme që ne, pa diskutim, duhet ta bëjmë, kështu që, duke nisur nga vetja, me një turp të madh, por duhet ta pranoj sepse nuk dua të gënjej. Nuk lexoj, me Annën sidomos, por duhet të lexojmë dhe duhet t’u japim këtë kulturë fëmijëve tanë. Kështu që një shuplakë ia dhashë vetes dhe pastaj të gjithë atyre që sillen po njësoj.

Unë them ne bëjmë në jetë atë që i japim prioritet dhe ngandonjëherë i japim aq shumë prioritet punës, saqë harrojmë fëmijët, harrojmë familjen dhe vetëm kur ata rriten, shikojmë se sa kohë ka kaluar dhe sa keq që nuk jemi marrë me ta,”- tregoi moderatori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gzimi: 22/11/2018 19:48

    E kujt i plasi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK