I diplomuar për Drejtësi dhe Filozofi, ka studiuar në tre shtete/ Publikohet CV-ja e Gent Cakajt

I diplomuar për Drejtësi dhe Filozofi, ka studiuar në tre shtete/ Publikohet CV-ja e Gent Cakajt

Ministri i Jashtëm i deleguar, Gent Cakaj

Publikohet për herë të parë CV-ja e ministrit të Jashtëm të deleguar, Gent Cakaj. Jetëshkrimi i kryediplomatit të ri është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Cakaj është shkolluar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari. Ai ka studiuar për Drejtësi dhe Filozofi si dhe ka përfunduar edhe studimet Master për Shkenca Politike. 

Emri i Gent Cakajt i propozuar nga kryeministri Edi Rama si pasardhës i Ditmir Bushatit shkaktoi përplasje dhe tensione mes qeverisë dhe presidencës. Meta refuzoi të dekretojë Cakajn duke pretenduar se qëndrimet e tij për kufijtë e Kosovës janë të papranueshme dhe paraqesin rrezik si dhe quajti papërgjegjshmëri dhe shkelje ligjore neglizhencën për t'u pajisur me certifikatë sigurie në momentin e emërimit zv/ministër i Jashtëm në korrik 2018. 

Zëvendësministër me kompetenca të deleguara për ushtrimin e detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme

Gent Cakaj ka lindur në Prishtinë, më 6 korrik 1990. Gent Cakaj është shkolluar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari.

Në vitin 2017, Gent Cakaj ka marrë gradën Master Shkencor në Filozofi, duke u diplomuar me rezultate të shkëlqyera nga Universiteti i Leuven-it në Belgjikë, Qendra për Metafizikë, Filozofi të Religjionit dhe Filozofi të Kulturës të Institutit të Filozofisë të këtij universiteti.

Gent Cakaj mban edhe katër diplomime të tjera në fushat e filozofisë, drejtësisë dhe shkencave politike. Ai është diplomuar me titullin Master në shkencat politike nga Universiteti i Evropës Qendrore në Budapest, Hungari (2015) dhe me gradën Master i Filozofisë nga Instituti i Filozofisë i Universitetit të Leuven-it, në Belgjikë (2014). Studimet universitare i ka kryer për drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit AAB në Prishtinë (2016), si dhe studimet për filozofi në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Prishtinës (2012).

Gent Cakaj ka një ekspertizë të thellë në Analiza Politike dhe Politika Krahasuese, në Filozofi Moderne dhe Metafizikë, për të cilat është certifikuar nga Universiteti i Evropës Qendrore në Hungari dhe nga Universiteti i Leuven-it në Belgjikë.

Gjatë viteve të shkollimit, Gent Cakaj është angazhuar si konsulent dhe analist për çështje politike, si dhe është autor e bashkë-autor i disa punimeve në këto fusha, botuar nga shtëpia botuese e Universitetit të Pitsburgut në SHBA (2016) dhe së shpejti edhe nga shtëpia botuese prestigjioze Brill (2019).

Në janar 2018, Gent Cakaj i është bashkuar Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë si këshilltar politik, përgjegjës kryesisht për procesin e integrimit evropian dhe politikës së jashtme. Në të njëjtën kohë, ai ka shërbyer edhe si Koordinator Kombëtar i Republikës së Shqipërisë për Zonën Rajonale Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Në qershor 2018, Gent Cakaj emërohet Zëvendësministër në Ministrinë për Evropën dhe Punë të Jashtme, përgjegjës për çështjet që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe Koordinator Kombëtar i procesit “screening” për hapjen e negociatave të Republikës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Jetëshkrimi i Gent Cakajt

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urimi: 31/01/2019 16:54

    Shpellar jeni te gjithe ju qe flussi keshtu,jeni te gjithe injoranta dhe militanti e pd

    Përgjigju
  • STELA: 31/01/2019 02:03

    Vetem ne Shqiperi mund te ndodh nje djale kaq i ri Minister. Prandaj do ece perpara ky vend..

    Përgjigju
  • Ajrullah Sherifi: 31/01/2019 00:51

    * Gent Cakaj klysh i UDB-ashit Baton Haxhiu dhe Hashim Thaqit. BIA e Serbis po udhëheq në Kosovë dhe Shqipëri.

    Përgjigju
  • Dyli: 30/01/2019 22:25

    Welcome ne qeveri o shpellar i Rames

    Përgjigju
    • Ramzi: 10/08/2020 18:04

      Gabim e ke...

  • Turp: 30/01/2019 21:06

    Shteti i leshit, pak te arsimuar e te matur keni ne Shqiperi he? Degradimi ne kulm, personi ne fjale e ne moshen qe ka ne nje vend te integruar mund te mbante nje post te nivelit fillestar ne Shqiperi behen pedagog e politikan qe ne moshen 16 vjec. Pikerisht prandaj dhe jemi ne nivele me zimbabuen, kamerunin, ganen etj. TURP

    Përgjigju
  • toni: 30/01/2019 18:47

    nuk e meriton po nuk ka njolle ne biografi,te ket pd ku te kapet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur