Prej kohësh tashmë ka bërë bujë lajmi se marrëdhënia mes familjeve të dy këngëtareve shqiptare Nora Istrefit dhe Tunës nuk është e mirë. Për më tepër dy vajzat janë martuar me dy vëllezër, përkatësisht Robert dhe Patris Berisha.
Mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në “Zonë e lirë”, Roberti. Teksa Arian Çani e pyeti në lidhje me konfliktin për Tunën, ai u shpreh se ka marrë bujë për shkak të mediave. Por Berisha u surprizua kur pak çaste më vonë u fut në studio, sozia e këngëtares Tuna, konkretisht një tjetër këngëtare, Albulena Uka.
Sapo e pa, Roberti filloi të qeshte. Moderatori Arian Çani i tha Albulenës që ta mbante mikrofonin drejt dhe këngëtari ju kthye gjithë ironi: Nuk di, nuk është mësuar sepse këndon playback. Ky ishte një ‘thumb’ i tërthortë për Tunën.