Në familjen Meta sot është ditë gëzimi, dhe kjo pasi kreu i shtetit feston 51-vjetorin e tij të lindjes.

Pavarësisht situatës jo normale ku ndodhemi, për shkak të koronavirusit, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka emocionuar përmes publikimit të disa momenteve nga gëzimi familjar, ku gjithë familja së bashku fikin qirinjtë e tortës.

“Nuk mund të mbyllej ndryshe kjo ditë. I fikëm qirinjtë bashkë 51vs15”, shkruan Kryemadhi krahas fotos.

Më herët ka qenë pikërisht vajza e vogël e çiftit Kryemadhi-Meta që ka zgjedhur disa fjalë të ëmbëla për ti uruar të atit gëzuar ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen babi. Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem gjithmonë fansja jote numër 1”, shkruan Era Meta në profilin e saj në ‘Instagram’

Kujtojmë që çifti Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë prindër të tre fëmijëve, Borës, Erës dhe Besarit.

4/3