I ftohti, MSH masa që në dhjetor
për 92 poliklinika në veri të vendit

I ftohti, MSH masa që në dhjetor<br />për 92 poliklinika në veri të vendit
TIRANË - Raporti i MSH për përmbytjet tregon se nuk ka rritje të sëmundshmërisë gjatë këtyre ditëve. Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa që në fillim të muajit dhjetor sa i përket të gjitha qendrave shëndetësore në veri të vednit të cilat izolohen nga reshjet e borës, dhe po kështu në të gjitha ato qendra shëndetësore ku ka rrezik për përmbytje.

Kështu gjatë këtij muaji në të gjitha këto poliklinika është siguruar dhe është shpërndarë një paketë barnash thelbësore me 43 artikuj dhe një paketë materialesh mjekimi dhe mjetesh të domosdoshme 23 artikuj, për 92 qendra shëndetësore që rrezikohen të bllokohen gjatë dimrit për shkak të reshjeve të dëborës.

Sipas ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë kjo shpërndarje e ilaçeve dhe materialeve të mjekimit ka përfunduar në 20 dhjetor. “Është siguruar gatishmëria teknike e mjeteve të urgjencës mjekësore (autoambulanca dhe helikopterë).

Vëtem në periudhën 1 janar – 9 shkurt janë realizuar 45 misione. Qendrat shëndetësore që mund të bllokohen nga reshjet, kanë identifikuar popullatën në risk, veçanërisht gratë shtatzëna dhe foshnjat. Ndërkohë që çdo ngjarje e papritur, përfshirë edhe rastet e infeksioneve respiratore të rënda është objekt i raportimit të menjëhershëm” thuhet në urdhrin e MSH.

Ndërkohë që Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka prioritizuar veprimtarinë inspektuese, drejt inspektimit mbështetës për zbatimin e akteve rregullatore për përgatitjen dhe përgjigjen ndaj ngjarjeve jo të zakonshme dhe emergjencave shëndetësore.
 
Përmbytjet
Sa i përket zonave të përmbytura në Vlorë, Fier e Berat nga të dhënat zyrtare që raportohen çdo ditë në Ministrinë e Shëndetësisë rezulton se shërbimi parësor dhe spitalor përfshirë edhe atë të urgjencës kanë aktivizuar planet e emergjencës. Ndërkohë që në çdo komunë është bërë vlerësimi i dhe gjendja shëndetësore e pacientëve të cilët kanë sëmundje kronike. “Gjatë këtyre ditëve është rivlerësuar gjendja shëndetësore e grave shtatzëna dhe foshnjave për të shmangur komplikacione shëndetësore të mundshme. Është intensifikuar survejanca e sëmundjeve infektive në zonat e prekura. Po kështu po zbatohen masat sanitare të parashikuara në “Planin e emergjencës shëndetësore për rehabilitimin sanitar të zonave të përmbytura”, 2010 si dhe janë vlerësuar nevojat për klor, përkatësisht 2400 litra dhe 12000 kg, për nevojat emergjente të ujësjellësve të dëmtuar dhe për nevojat e DSHP për proceset e dezinfektimit” thuhet në raportin e MSH-së. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve të përmbytjes me dhjetëra epidemiologë dhe specialistë të ujit janë në terren për vlerësimin e situatës. Sa i përket kësaj të fundit rezulton se nuk është regjistruar rritje e sëmundshmërisë për arsye që lidhen me reshjet. Por pavarësisht kësaj të gjitha institucionet shëndetësore kanë kapacitete spitalore në dispozicion për çdo rritje të sëmundshmërisë apo ngjarjeve të tjera të lidhura me reshjet. Aktualisht në të gjitha zonat e përmbytura po kryhet monitorimi sa i përket ujit të pijshëm si dhe është siguruar ekspertizë teknike për funksionimin e ujësjellësve dhe në ato raste kur është hasur problematike ose është marre vendimi për mbyllje,ose të përdoren vetëm për qëllime komunale. “Janë inspektuar kushtet higjieno-sanitare të ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimeve. Po ndiqet me kujdes mbledhja dhe groposja e kafshëve të ngordhura. Është udhëzuar personeli mjekësor të këshilloj banorët për rreziqet që lidhen me rënien në tension, përdorimin e ushqimeve të prishura, dëmtimet fizike dhe mbytjet, kujdesin për fëmijët e vegjël, ndihmën e parë, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse etj” thuhet në raportin e MSH ndërsa saktësohet se nuk ka grumbullime të njerëzve në vendbanime provizore të përqendruara, pasi banoret janë strehuar tek të afërmit. Rrjedhimisht nuk ndeshen rreziqet qe lidhen me grumbullimet.
 
 PDF - Masat që udhëzon MSH
 
Qendrat shëndetësore që rrezikojnë të bllokohen gjatë dimrit, ku janë marrë edhe masat
Berat

1.      QSH Terpan
2.      QSH Bogove-Vendresh
3.      QSH Qender-Potom-Leshnje; Zhebe-Gjerbes
4.      QSH Çepan
Lezhe
1.      QSh Ungrej
2.      QSh Selite,
3.      QSh Kaçinar,
4.      QSh Kthelle,
5.      QSh Fane,
6.      QSh Orosh.
 
Kukes
Kalis
Bushtrise
Ujmisht
Grykë-Çajè
Shishtavec
Zapod
Topojan
Surroj
Arrën
Malzi
Golaj
Gjinaj
Fajza
 
Tropoje
QSH Margegaj 
2.QSH Bytyc       
3.QSH Fierze  
4.QSH Lekbibaj   
5.QSH Tropoje 
6.QSH Bujan 
 
Korçë
Lekas,
Vithkuq 
Voskopojë
Moglicë,
Pogradec :
Velçan,
Trebinjë,
Proptisht,
Ersekë
Çlirim,
Novoselë
Barmash
Devoll
Miras,
Hoçisht
Proger 
 
Tirane
Zall Herr,
Shengjergj
 
Shkoder
1.      QSh Pult,
2.      QSh Shosh,
3.      QSh Shale,
4.      QSh Kelmend,
5.      QSh FusheArrez,
6.      QSh Iballe,
7.      QSh Rrape,
8.      QSh Gjegjan,
9.      QSh Blerim, QSh Fierze,
10.  QSh Qelez,
11.  QSh Qafe Mali.
 
Sarande
1.      QSh Dhiver
2.      QSh Markat
 
Dibër
1.      QSh Lure,
2.      QSh Kala e Dodes,
3.      QSh Selishte,
4.      QSh Sllove,
5.      QSh Zall-Dardhedhe
6.      QSh Zall-Reç.
 
Bulqizë
1.      QSh Trebisht,
2.      QSh Ostren,
3.      QSh Zerqan
4.      QSh Martanesh
 
Burrel:
1.      QSh Xiberr
2.      QSh Gurre
3.      QSh Macukull
 
Elbasan
1.      Gjinar            
2.      Stebleve
3.      Lenie                                          
4.      Zavalina
5.      Porocan
6.      Lunik
7.      Funari   
8.      Stravaj                               


Redaksia Online (a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin