SHKODËR- Vihen në pranga 6 persona dhe vihet nën hetim një tjetër, pasi i vodhën automjetin 30-vjeçarit dhe duke i mashtruar, i morën një sasi lekësh duke i premtuar se do t’i gjenin automjetin. Personat e arrestuar janë me precedent penal të mëparshëm dhe të dyshuar edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Personat e arrestuar janë:
- S. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dragoç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Trafik klandestinësh”;
- L. N., 36 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale “Kallëzim i rremë”;
- G. T., 25 vjeç, banues në lagjen ”1 Maji”, Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vjedhja”;
- V. B., 31 vjeç, banues lagjen ”10 Korriku”, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;
- S. H., 40 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër;
- F. H., 46 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.
Gjithashtu u vu nën hetim L. N., 46 vjeç, pronar i një servisi.
Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën makinën 30-vjeçarit E.B. në fshatin Mes të Shkodrës dhe më pas e mashtruan duke i premtuar se do t'ia gjenin. Atyre iu gjet 1 motomjet, 1 automjet, 50.000 lekë dhe 5 aparate celular, ndërsa po punohet për gjetjen e makinës tip “Mercedez Benz”.
Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1627
Lajme të tjera
-
Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion
26 Prill, 14:38
-
Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)
26 Prill, 13:45
-
Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara
26 Prill, 10:46
-
FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri
26 Prill, 10:11
-
Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin
26 Prill, 09:24
-
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
25 Prill, 16:53
-
Sera me kanabis në Berat e 95 gra punëtore hashashi! SPAK identifikon grupin kriminal dhe rolin e secilit! Organizatori nga Malësia e Madhe, 6 në pranga, 3 në kërkim (Emrat)
25 Prill, 15:46
-
Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)
25 Prill, 15:29
-
Vau i Dejës/ Dyshohet se qëlloi me pistoletë drejt një makine, në kërkim 35-vjeçari
25 Prill, 10:15
-
Sherr në Shkodër, plagosen me thikë babë e bir! Kapet autori
23 Prill, 21:32
-
8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, në gomone edhe fëmijë pesë vjeç
23 Prill, 18:04
-
Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë
23 Prill, 11:00