I hapet rruga Kristjan Asllanit, Interi me dy mungesa titullarësh në Champions League

I hapet rruga Kristjan Asllanit, Interi me dy mungesa titullarësh në Champions League

Kristjan Asllani

Real Sociedad dhe Interi do luajnë nesër në 21:00 për grupin D në raundin e parë të Champions League. Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi ka marrë dy lajme të këqija këtë mesditë, para nisjes për në Spanjë.

Në "San Sebastian"Interi nuk do ketë të gatshëm Juan Cuadrado dhe Hakan Calhanoglu. Kolumbiani vuan një dëmtim në tendinën e gjurit, me trajnerin që u detyrua ta lërë në "Appiano Gentile".

As Hakan Calhanoglu nuk do jetë me ekipin, kjo pasi turku ka një tendosje të lehtë në kofshë, me stafin që nuk ka kërkuar të rrezikojë duke e lënë në Itali. Me dy mungesa në mesin e fushës, mundësitë që Kristjan Asllani të marrë minuta në Champions League janë të mëdha.

Veç Asllanit, Inzaghi ka të gatshëm edhe Frettesin dhe Mkhitaryan për këtë pozicion. Kujtojmë se zikaltërit vijnë si nënkampionë të këtij kompeticioni.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen