I hiqet imuniteti Doshit dhe
Frrokut, opozita bojkoton

I hiqet imuniteti Doshit dhe<br />Frrokut, opozita bojkoton
TIRANE- Senanca plenare e ditës së djeshme nuk ishte një seancë si gjithë të tjerat në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e kësaj legjilslature në pikën e parë të rendit të ditës kanë patur votimin për heqjen e imunitetit të dy deputetëve të mazhorancës Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Ku me 80 vota pro, asnjë kundër asnjë abstenim është votuar heqja e imunitetit të deputetit Tom Doshi, ndërsa heqja e imunitetit të Mark Frrokut është votuar me 79 vota pro dhe një abstenim. E gjithë kjo erdhi pas kërkesës së Prokurorisë që i drejtoi Kuvendit për arrestimin e dy deputetëve për stisje të skenarit për vrasje.

Pas mbledhjes së dy ditëve më parë në Këshillin e Mandateve, palët hartuan raportin për në senacë plenare, ku mazhoranca dhe opozita kishin përpiluar dy raporte, të cilat ishin në një linjë të përbashkët, për heqjen e mandatit për dy deputetët, por pika ku demokratët ndaheshin më kolegët e tyre të mazhorancës, ishte kërkesa për shfaqjen e videos që deputeti Doshi dekalroi para Këshillit të Mandateve, ku sipas tij ka filmuar brenda ambjenteve të Prokurisë momentin ku Durim Bami i tregon se është kërcënuar për të ndryshuar dëshminë.

Qëndrimi opozitës
Megjithatë edhe pse opozita shprehu qëndrimin e saj pro heqjes së imunitetit të dy deputetëve, sipas vendimit të marrë në mbledhjen e grupit nuk mori pjesë në votim me pretendimin se nuk bëhet pjesë e farsës së krijuar. “Skandaloze sepse kreu i Kuvendit akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e dy deputetëve, e frikshme sepse shqiptarët mësuan që kupola e fshehu dhe manipuloi këtë ngjarje.

Jo më larg se dje u bëmë dëshmitarë të një akti, ku u kërkua vetëm një provë nga deputetët e opozitës që qëndrimi ynë të ishte i qartë dhe i prerë. Një provë e rëndë që akuzonte shtetin se kishte ushtruar presion në qelitë e shtetit të detyronte dëshmitarët për deklarim të rremë. Duke i qëndruar parimit tonë të shprehur prej vitesh se deputetët e PD nuk kanë nevojë për imunitet.  Në bazë të këtij parimi vota jonë është pro, por ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj farse të frikshme dha skandaloze”, tha Paloka.

Rama
Kryeministri Rama e ka vlerësuar si një sulm të pashoq kundër Prokurorisë qëndrimin e opozitës mbrëmjen e së mërkurës në Këshillin e Mandateve dhe qëndrimin e mbajtur dje në Parlament  ku u miratua heqja e imunitetit të deputetëve Doshi e Frroku. Duke ironizuar qëndrimin e Partisë Demokratike, e cila binte ndesh me në kronologjinë e qëndrimeve të saj që ishin pro heqjes së imunittetit por nuk do merrnin pjesë në votim.

“Jemi pro, por jemi edhe kundër. Jemi në mbështetje të Institucioneve të drejtësisë, por jemi edhe përballë tyre. Ajo çfarë ndodhi dje dhe sot ishte një sulm ndaj Prokurorisë. Duke arritur kulmin sot PD-ja është bërë zëdhënësja e një gangsteri nga Fushë-Kruja”, ka thënë kryeminstri Rama. Më tej ai theksoi se qeveria është e pakënaqur nga puna e Prokurorisë, por asnjëherë nuk e ka penguar atë, ndërsa PD është shprehur më e kënaqur me punën e Prokurorisë. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë