I hodhi bojë në kokë Rektorit në Shkodër, pezullohet për një vit studentja Pranvera Paçi / VENDIMI

I hodhi bojë në kokë Rektorit në Shkodër, pezullohet për një vit studentja Pranvera Paçi / VENDIMI

Këshilli i Etikës në Universitetin e Shkodrës 'Luigj Gurakuzi' ka vendosur masën disiplinore për të pezulluar deri në fundin e këtij viti akademik studenten Pranvera Paçi, e cila i derdhi bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi në datën 10 maj.

Në këtë mënyrë studentja në fjalë do të detyrohet që të përsërisë vitin akademik për shkak se nuk do të lejohet të hyjë në provimet e fund vitit.



Ndërsa në një intervistë të dhënë ajo ka deklaruar edhe arsyet pse kishte hedhur bojë ndaj Rektorit.

"Arsyeja e ndërmarrjes së këtij hapi ishte pas dhënies së vendimit për pezullim ndaj bashkë protestues time dhe një arsye tjetër kryesore është që anuloi takimin e Zv. ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan i cili do vinte në Shkodër në lidhje me problematikat e tona, përgjigje që ju dha amerikanit ishte se unë si protestuese kryesore e paskam kërcënuar dhe marrë me dhunë sallën, arsye qe nuk u zhvillua takimi." deklaronte Pranvera Paçi.

Ndërsa për masën disiplinore të marrë ndaj saj ajo mesa duket e kishte parashikuar një gjë të tillë.

"Frika patjetër ekziston sepse ai veprim që unë e ndërmora me hedh poshtë tre vite sakrifice dhe pune për të marrë këtë shkollë, pasi këtë vit mund të më digjet diploma." deklaronte Paçi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Studentja: 07/06/2019 13:20

    Nese nuk ka pasur lidhje Politike Bravo i qofte se Ne e dim shume mire cfare Mut shkollash e edukimi kemi. Esht nje akt heroik e te ndjehet krenare se dhe Mut ti kishte hedh ne koke nese e ka merituar se Boja esht thjesht nje demostrim qe ta marre kete inciative kjo Studente e ka pas nje hall. Turp ta pezullojn

    Përgjigju
  • Toni: 07/06/2019 11:34

    Tani, goce, falendero Zotin (mbase edhe vendimmarresit) qe te denuan vetem me nje vit, edhe si juridikse qe je, here tjeter godit me fjale dhe argumente ose me procedure, e jo me akte dhune. Me vjen mire per kete vendim se gabime ben kushdo. Gjithsesi, mendoj se i takon nje ndjese e saj edhe per profesorin, nese eshte e ndjere.

    Përgjigju
  • anti dhuna: 07/06/2019 11:27

    veprim shume i drejte,keto soj qenjesh duhet te denohen dhe penalisht.

    Përgjigju
  • tori: 07/06/2019 11:21

    Kjo nuk e Meriton te shkollohet,duhet patjeter te perjashtohet e te dergohet prej nga ka ardhur.Arsimimi saj paraqet rezikshmeri te paimagjinushme

    Përgjigju
  • xreport: 07/06/2019 10:59

    brevoiooiiii bravoo te gjith si kjo futi ne burg jo pezollim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit