Iu hoq dënimi i përjetshëm/ Dritan Dajti kundër rekursit të prokurorisë: U shkel ligji, mos pranohet!

Iu hoq dënimi i përjetshëm/ Dritan Dajti kundër rekursit të prokurorisë: U shkel ligji, mos pranohet!

TIRANE-Avokatët mbrojtës të të Dritan Dajtit kanë bërë kundra rekurs ndaj rekursit të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda. Me argumentin se ankimi i prokurorisë së Apelit nuk është bërë nga prokurori i dosjes, por nga një tjetër, Dajti pretendon të mos pranohet rekursi i prokurorisë si i bërë në kushte joligjore. Kujtojmë se tre muaj më parë, Dajti iu hoq dënimi i përjetshëm dhe dënua përfundimisht me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve, pas 10 vitesh proces. Vendimi u diskutua gjatë në opinionin publik, ndërsa ndaj gjyqtarëve që dhanë vendimin ka nisur edhe një hetim për "Korrupsion pasiv".

Procesi ndaj Dritan Dajtit
Në datë 13 mars të këtij viti Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda çoi vendimin e dënimit me 25 vite burgim për Dritan Dajtin në Gjykatën e Lartë. Prokurori, kërkoi nëpërmjet një rekursi në Gjykatën e Lartë që Dritan Dajti të dënohet me burgim përjetë, duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, pasi vendimin e saj prokuroria e shikon të pabazuar në ligj dhe jo objektiv vendimin për dënimin e Dajtit me 25 vite burgim. Sipas rekursit të prokurorisë çështja ndaj Dajtit ka shumë mangësi, pasi gjyqtarët që kishin në gjykim të pandehurin kanë kryer një sërë shkelje procedurale gjatë gjykimit.

Në vendimin e tyre të shumicës tre gjyqtarët Petrit Aliaj,Skënder Damini dhe Aleks Nikolli shprehen në pranimin e gjykimit të shkurtuar për Dajtin, se këtë gjë e bëjnë për ekonomi gjyqësore, pra për të shkurtuar periudhën e gjykimit të këtij procesi. Por nga ana e saj prokuroria thotë në rekurs se ky argument i tre gjyqtarëve është i pabazuar dhe aspak logjik, pasi gjyqi ndaj Dritan Dajtit ka thyer çdo limit kohor, dhe argumenti i “ekonomisë gjyqësore” është sa jo normal dhe i çuditshëm.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e shkallës së parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij.  Tre gjyqtarët e Apelit që shpëtuan Dajtin nga dënimi përjetë ju kontrollua banesat në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake që dyshohet se pa lejen e autoriteteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 25/04/2019 14:27

    Kush jane keta avokate qe bejne rekurs se ky kufoma gjoja nuk kishte para per avoketer. Nuk ke per te shpetuar dot more plehre jo. Ne burg si qen do i ngrysesh ditet. Parate e Ben Qimes nuk do te bejne me derman. Merr vendimin e burgut perjete dhe do e shikosh si do fluturoje e gjithe banda jote me Erges Xhoxhin ne krye.

    Përgjigju
    • @Mali i Dajtit: 25/04/2019 23:31

      Mbetje pusete jeni juve dhe ky kufoma qe ka haruar ta marre zoti. Po me mire keshtu, te rroje dhe te vuaje si i shkrefur ne burg. Le te themeloje dhe shoqaten e sakateve aty se eshte jurist me diplome hahaha Ka dy lloj njerezish ne bote o Mali me gropa. Ata qe bejne jeten e tyre me djerse dhe ata si puna e ketij qe 15 vite i kane kaluar burgjeve. Se i beri dhe 5 vite perpara se te arratisej. Shume gangestere si ky kane pare kulmin dhe me pas kane filluar zbritjen me dhimbje. Te jesh vrases dhe hajdut per rracen tuaj do te thote te jesh " trim " dhe " i nderuar ". Per boten e qyteteruar quhen Fekale. Mos e mbani me shpresa kot sakatin, lereni te vuaje ate qe ka bere. Jetimet qe ka lene dhe ata qe ka grabitur nje dite do hakmerren. Rroni me frike ne zemer per vete dge ata qe ju rrethojne. Jeni ne pikiate.

    • Mali i Dajtit: 25/04/2019 19:56

      @berti ka shume si ty qe behen kderra neper komente po perball ktit o spiun bthq do te shkrefeshe per gjithe jeten o mbetje pusete

    • @Ladi: 25/04/2019 17:22

      Te genjen medja o Vladimir budallai. Do shkoni ti kerkoni parate mbrapsht gjykatesve dhe avokatucve qe ju bene kete " nder ". Petet e lakrorit sa jane hapur, juve tani ju tremb dhe fjala e jo me pastaj denimi i ketij kufomes qe i ka 10 vjet btenda si qen. Ik rruaj veten me mire. 10 vjet jete i iken per lesh brenda dhe ky nuk do rroje sa shqiponja hahahaha ik o Ladi ik merru me veten.

    • Ladi: 25/04/2019 16:44

      Ca thua o hajdar qe flet i mcef qeke tip i mir ti o spiun enveroxhe

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital