Nexhip Minga, 80 vjeç banues në fshatin Gosë të Kavajës paraditen e së mërkurës është larguar nga banesa pa lënë adresë dhe ka humbur kontaktet me familjarët.
Është mbesa e tij që ka dërguar një mesazh në redaksinë e Shqiptarja.com ku kërkon ndihmë për të gjetur gjyshin.
“Përshëndetje. Ne na ka humbur gjyshi që paraditen e ditës djeshme, kemi bërë denoncimin e akoma asnjë informacion. Do ju lutesha ta nxirrnit edhe ju këtë lajm. Personi është Nexhip Minga, mosha 80 vjeç. Mund të na kontaktoni te ky numër: 069*******. Silvana Minga”, shkruan vajza.
Ndërsa edhe policia pas denoncimit të familjarëve ka vënë në dispozicion këtë numër kontakti 0692326886, për të gjithë qytetarët që kanë informacion.
Familjarët janë shprehur se i moshuari është në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi vuan nga skleroza.
I moshuari është i gjatë 170 cm, trup mesatar, mban kapele të zezë në kokë dhe ditën që është larguar ka pas veshur pallto të zezë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com