I hyri xhami në sy gjatë protestës, Rama viziton në spital policin: Do ta çojmë në Turqi! Babai i efektivit i prekur: Protestuesit ta ulin dorën

Kryeministri Edi Rama ka vizituar në spital policin Fadil Allaraj i cili ka ka kaluar një operacion të vështirë në sy, pas dëmtimit të rëndë që mori gjatë ditës së parë të protestës së zhvilluar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha. Rama ka deklaruar se polici ndërhyrjen e dytë do ta bëjë në Turqi, dhe tashmë pas operacionit të parë është në gjendje më të mirë.

"Me shumë keqardhje kam dëgjuar fjalët më të mira për të dhe iu siguroj se do të bëjmë çmos ti japim shërbimin  më të specializuar. Nuk ke fjalë çfarë të thuash  se kjo është një çmenduri. Ministrja ka qenë në kontakt me miqtë tranë në Turqi për ta çuar në spitalin e specializuar. Ata janë gati ta marrin, por ki parasysh se problemi i parë këtu ka qenë që të  ndalohet rreziku. Deri dje ka qenë përpjekja për ta stabilizuar, për momentin nuk shohim rrezik dhe në këtë moment ai bëhet i transportueshëm. Se kur ke hemorragji larg qoftë edhe ndodh  diçka. Tani janë ca gjëra që nuk duhet të ndodhin kurrë por çfarë ti bësh", tha Rama.

Kurse babai i policit, teksa po bisedonte me Ramën, i prekur u ka kërkuar protestuesve që ta ulin dorën.

" Ishalla, ju falenderoj shumë. Ta ulin dorën, se edhe ata kanë fëmijë, dhe si do ndiheshin nëse do tu qërrohej fëmija i tyre çfarë do bënin", tha ai.

Teksa ka takuar policin, Rama e ka motivuar duke i thënë se ndërhyrja e dytë do bëhet në Turqi për siguri. Gjatë takimit Rama ka hedhur akuza dhe ndaj opozitës e presidencës, të cilët sipas tij duan të godasin shtetin për të marrë pushtetin.

"Më e keqja ndodhi. Takova prindërit dhe u thashë se do të çojmë në Turqi. Doktoresh kush nuk ka ardhur në duar ttuaja dhe të shumë profesorëve të tjerë nuk e dinë se çfarë flasin shpesh herë. E di se jemi komplet tjetër gjë se çfarë flasin njerëzit pa lidhje nga larg. E dimë se ndërhyrja e dytë mund të bëhet këtu por për një merak, edhe për merakun e prindërve por edhe për psikologjinë e Fadilit themi ta çojmë në atë spital. Atje do marrë gjithë shërbimin. Janë kosto të paparashikueshme të kësaj detyre. Papritur i bën tjetrit atë që kurrë sdo tja bëje në kushte normale. Mos u mërzit është një fjalë që ska shumë kuptim ndoshta, mund të kishte ndodhur më e keqja", thotë Rama duke iu drejtuar policit.

Ndërkohë në këto momente po zhvillohet protesta në Tiranë dhe në disa qarqe pë vrasjen e Klodjanit. Kryeministri ishte para pak minutave në QSUT për të vizituar policët e plagosur nga protestat e fundit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Protesta për Rashën/ Rama publikon fotot e policit të plagosur në sy: Zoti u ktheftë mendjen e humbur atyre që ngrenë dorë ndaj të tjerëve e atyre që duan të djegin Shqipërinë

1607722106_1607720541130860804101583800287565235000312721013918414n1.jpg

Kryeministri Edi Rama pak pas vizitës ka publikuar disa foto të efektivit të plagosur gjatë protestës.

Krahas tyre kërkon që zoti t'u kthejë mendjen të gjithë që ngrenë dorë ndaj të tjerëve por edhe mbi ata që sipsa tij duan të djegin Shqipërinë. Po ashtu thekson që dora e drejtësisë të mos vonojë jo vetëm mbi policin mori jetën e  të riut Klodjan Rasha, por edhe mbi dhunuesit e policëve në krye të detyrës.

"Të shkuara, dhe Zoti u ktheftë mendjen e humbur atyre që ngrenë dorë ndaj të tjerëve dhe dora e drejtësisë mos vonoftë, jo vetëm mbi policin që mori jetën e një njeriu, as vetëm mbi dhunuesit e policëve në krye të detyrës, po edhe mbi ata që kanë dy vjet e gjysëm që duan të djegin Shqipërinë", shkruan Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë