Në krah të Ardi Veliut/ Rama viziton policët e plagosur: Lukunia e mbledhur me lekë nuk mund t'i nxjerrë sytë policëve të shtetit! Meta e Berisha nxisin dhunën (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte para pak minutave në QSUT për të vizituar policiët e plagosur nga protestat e fundit. Kryeministri u shpreh e një lukuni ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t'i fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve shqiptarë, familjeve shqiptare.

"Efektivi i policisë rrezikon të humbasë dritën e syrit, pranë prindërve, bashkëshortes, ndërkohë që një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe ti fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve e familjeve shqiptare për çfarë, për pushtetin. Për çfarë ? Për pushtetin?", tha Rama.

"Absolutisht në asnjë rast, në asnjë mënyrë kjo lukuni e lidhur me asgjë që ka të bëjë me lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe nuk ka asnjë lidhje me asgjë që ka të bëjë me dhimbjen dhe tronditjen e qytetarisë shqiptare, në fshat dhe qytet, kur morën lajmin e humbjes tragjike të jetës të atij djali 25-vjeçari nga tejkalimi i së drejtës për të ushtruar forcë nga polici.  Çfarë drejtësie kërkojnë këta? Të hurit dhe të litarit? Të halabakërisë dhe të dhunës në të gjithë dynjanë. Sot efektivi i policisë ishte përpara trupit gjykues, e patë dhe e dëgjuat. Nuk pati asnjë përpjekje për të mohuar atë që ka bërë, ka të drejtën e procesit gjyqësor dhe do të dënohet sipas ligjit", vijoi ai

Duke vlerësur edhe një herë gjestin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Kryeministri u shpreh se morali është ai i ministrit të Brendshëm, i cili dha një gjest fisnikërie pa pasur ansjë përgjegjësi në lidhje me ngjarjen.

"Ai nuk e ka as të metën dhe as gabimin fatal të të qenit kundër popullit të vet", tha Rama.

Ai u shpreh se askush nuk ka të drejtë të prekë asnjë fije floku të policëve. Rama akuzon Presidentin Meta dhe ish-Presidentin Berisha si nxitës të dhunës.

"Policia e Shtetit nuk është një lukuni e mbledhur me lekë dhe e nxitur nga ai Presidenti i Republikës, që ende nuk e ka dënuar dhunën por del edhe një orë përpara lajmit se po i vjen fundit i botës dhe inkurajon lukuninë duke venë gishtin mbi policinë.  Ai dhe ish-President që është krenar se ka vrarë njerëz dhe i vjen keq që nuk ka vrarë edhe më shumë janë nxitësit e dhunës.  Një pareti politike, dhe kjo është parti e Presidentit, të përdorë minorenët për të vënë nën hu dhe zjarr kryeqytetin e vendit.  Policia si në të gjithë botën ka detyrën të veprojë në mënyrë proporcionale dhe jo të lërë dritën e syve këtu", tha ndër të tjera nga QSUT, Kryeministri Rama.

Prej 3 ditësh në Tiranë dhe qytete të ndryshme të vendit janë organizuar një sërë protestash, të cilat kanë degjeneruar në dhunë të pashoqe dhe objektivi ka qenë shkatërrimi i pronës publike dhe dhuna ndaj policisë, ndërsa efektivët arrestuan disa dhjetëra protestues.

As dorëheqja e Ministrit të Brendëshm Sandër Lleshja nuk e ndryshoi rrjedhën e protestës mbrëmjen e djeshme. Ndërsa natën e parë objektiv kryesor kanë qenë Kryeministria dhe Ministria e Brendshme, mbrëmë nuk janë kursyer biznese private, ambasada të huaja, institucione publike, stola, kosha, tabelat e qarkullimit rrugor, semaforët e qytetit etj

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juri: 12/12/2020 07:58

    KUR TE QETESOHET SITUATA EDI RAMA HIQE ATE ARD VELIUN,,,HIQE ATE COBAN,,ESHTE I PAAFTE DHE KRAHINOR ,,POLICIA DUHET TE REKRUTOJE NJEREZ NGA TE GJITHA TREVAT,,JO VETEM NGA TEPELENA...

    Përgjigju
  • Joti: 12/12/2020 01:39

    Eso, pyt njehere Tomen (Doshen) se mos u ka dhene no nje leke atyre te protestes. Si ahere 300 zjarristave halabak te malsive te Shkodres....

    Përgjigju
  • Ppsh: 12/12/2020 01:29

    Bejne mire qe e nxisin dhunen sepse keshtu hapen letrat Sepse dy jane pergjigjet 1) qe ti ke kaq frike prej tyre qe ke bllokuar vetingun dhe si frikacak qe je nuk meriton te jesh km i shqiperise 2) ose je bashke me ta dhe po prodhoni dhune artificiale per te shmangur vetingun

    Përgjigju
  • Tirona: 11/12/2020 22:24

    Stresi duhet te arrestohet dhe te denohet ashtu sic u denua polici qe kreu vrasjen e nje te riu. E them kete se Stresi ishte organizatori qe i beri thirje turmes huligane( e them turme huligane se Ata ishin huligane dhe jo protestuesa) per te bere dhune dhe nga kjo dhune ngeli i plagosur nje polic i cili nga plaget qe ka mare mund te ngelet i verber per gjithe jeten.ASHTU SIC KERKONE DREJTESI fAMILJARET E VIKTIMAVE ASHTU KERKOJNE DREJTESI POLICI I PLAGOSUR ,FAMILJARET E ATYRE POLICAVE QE IU DHUNUA MONUMENI I BIJVE TE TYRE NGA NJE HALABAK QE ESHTE I FSHEHUR O NE SELINE E PD O NE SELINE E PRESIDENCES O NE SHPELLAT KU KA LINDUR......

    Përgjigju
    • Qytetari: 12/12/2020 05:38

      Jo vetëm Stresi por dhe i ati pasi ai ka qenë efektiv i Policisë dhe fjala e tij ishte më e fuqishme se e djalit të tij

  • Ardian: 11/12/2020 19:18

    Berisha likja luli i vocer primadona monika kane Frike nga nje kryepolic. Prandaj nxjerin llumin Neper ruge. Kesaj i thone duan ta mbulojne Mutin me shure

    Përgjigju
  • Kurajo: 11/12/2020 18:59

    Policia duhet të jetë e veshur e armatosur deri në dhëmbë.., për ruajtjen e Mëmëdheut!

    Përgjigju
    • Papi: 12/12/2020 01:33

      I nderuar kurajo Skemi polici shteti por polici partie Qe ta bej me te qarte me nderrimin e qeverive behet dhe nderrimi i policise

  • Polici eshte hero: 11/12/2020 18:58

    Sot po ben si trim dhe i forte ndersa dje na beje si arsyhetushem me keta qe sot i quake halabak. More vrull sot nga ambasada amerikane se lango do ishe dhe sot. Policia ka 3 dite qe po sulmohet egersisht dhe ti i pari me Veliun ndenjet si mut ndersa ministri mezi priste te ikt. Sot po kujtoheni per policat e plagosur. Polici u qerua mbreme kur i late ne meshire per 3-4 ore pa asnje mbrotje para deres se zyres tende!! Polici eshte hero nxirreni nga burgu o plehra. Nuk te vuri ty kush gjykates.

    Përgjigju
  • polici: 11/12/2020 18:44

    amon mos e hiq drejtorin se ska dy si ai, marte nga ditet e tuja ( me mire te thyhet tirona se te heqesh drejtorin)

    Përgjigju
    • cecua me bixhak: 11/12/2020 19:25

      ca keni ju jeni zhelozzzzzz

    • Justice: 11/12/2020 19:09

      Aman,se skemi ku gjejme nje te dyte

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër