I infektuar me COVID, humb betejën një prej urbanistëve më të vjetër në Librazhd

I infektuar me COVID, humb betejën një prej urbanistëve më të vjetër në Librazhd

Veli Dashi

Veli Dashi, një prej prej urbanistëve më të vjetër në Librazhd ka humbur betejën me COVID.

Lajmin e ka bërë me dije bashkia e Librazhdit me anë të një njoftimi në rrjete sociale.

"Është shumë e rëndë, për mbarë Qytetin dhe Bashkinë tonë, humbja e njerit prej urbanistëve më të vjetër në detyrë, z.Veli Selim Dashi: ai, fatkeqësisht, nuk mundi ta fitojë betejën me Covid 19.

Sërisht virusi tinzar godet rëndë Qytetin, Bashkinë tonë dhe më gjerë, duke ndarë përgjithmonë nga gjiri i familjes, nga administrata, nga rrethi i gjerë shoqëror e miqësor, njeriun, që për 40 vjet i dha komunitetit mundin, djersën, përkushtimin, idetë, vizionin për një qytet me petspektivë urbane dhe të bukur.

U bë një kohë e gjatë që vdekjen e kemi pranë: bashkëjetojmë me të. Kemi aplikuar protokolle, kemi përshtatur rregulla të vjetra, kemi konceptuar rregulla të reja në përputhje me situatën pandemike, duke qenë sa më të kujdesshëm dhe të mençur me armikun e padukshëm. Por u dashka të jemi më shumë të tillë, sepse Covid 19, si të gjitha pandemitë, qenka total, i verbër, i pamëshirshëm, si për rastin e të ndjerit Veli Selim Dashi, edhe për raste të tjera, që na dhembin aq shumë.

I ndjeri Veli Dashi do të na mungojë fizikisht, por ai do të mbetet i gjallë në kujtesën qytetare, si një urbanist dhe administrator i denjë, model i korrektësisë, përkushtimit dhe kujdesit në marrëdhënie me qytetarët.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij...", thuhet në njoftim.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, nuk dihen rrethanat

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, nuk dihen rrethanat