U infektua me COVID në krye të detyrës, humb betejën shoferi i ambulancës në spitalin e Gramshit

U infektua me COVID në krye të detyrës, humb betejën shoferi i ambulancës në spitalin e Gramshit

Foto ilustruese

Nazmi Xhaferri, shoferi i ambulancës në spitalin e Gramshit sot ka humbur betejën me COVID.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije drejtoria e spitalit të Gramshit me anë të një postimi në “facebook”, ku shkruan se Xhaferri u bë heroi i parë në këtë spital, që ka humbur betejën me virusin, pasi u infektua në krye të detyrës.

"Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së një prej punonjësve shembullorë të Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19 në krye të detyrës. I ndjeri u bë heroi i parë ( me shpresën edhe i fundit) i personelit të Spitalit Gramsh, të cilët me vetëmohim kane qe nga fillimi i kësaj lufte që janë gadishmëri çdo dite përballë kësaj pandemie.

Familjarët, kolegët dhe dashamirësit përcjellin sot një njeri me shumë vlera dhe kontribut në shoqerine tonë duke mos i harruar sakrificat, punën dhe mirësinë që ka percjellë midis tyre. Le të shërbejë kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shëndetësisë duke iu drejtuar qytetarëve qe të tregojnë kujdesin e nevojshëm për të shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat janë të paimagjinueshme", shkruan drejtori i spitalit.


Lajmi kryesor:

COVID-19 në Shqipëri/ 1071 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orët e fundit! Humb jetën shoferi i ambulancës në Gramsh


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës