I infektuar me COVID, ndërron jetë në spitalin e Durrësit mundësi Shkëlqim Troplini! S'mund të transportohej në Tiranë nga gjendja e rëndë

Ish-kampioni i mundjes, Shkëlqim Troplini nuk e mundi dot Coronavirusin. 55 vjeçari u shtrua me urgjencë në spitalin e Durrësit, pasi kishte marrë mjekim në shtëpi prej një jave.

Shkëlqim Troplini u shtrua në spitalin e Durrësit mbrëmë dhe ndodhej në intubim për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua.

Në një intervistë për Report Tv, drejtoresha e spitalit Rajonal të Durrësit tha se Troplini mori mjekimin e parë në urgjence e mandej u intubua në reanimacion.

Ajo sqaron se ishte e pamundur të transportohej drejt spitaleve COVID, në Tiranë për shkak të saturimit të ulët.

Më tej ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit që janë të prekur nga COVID të mos qendrojnë në shtëpi, kur kanë vështirë në frymëmarrje.

Ish-kamioni i mundjes, Shkëlqim Troplini nuk vuante nga sëmundje të tjera, ndërsa ishte i angazhuar si trajner i të rinjve që aspirojnë sportin e mundjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:17
Vdekja e mundësit Troplini, Drejtoresha e Spitalit Durrës: Nuk mund të transportohej në Tiranë, ishte rëndë

Mundësi Shkëlqim Troplini nuk është transportuar drejt Tiranës për shkak të gjendjes së tij shëndetësore shumë të rëndë. Kjo është deklarata që ka bërë sot, në një lidhje telefonike ekskluzive për Report TV, drejtoresha e Spitalit të Durrësit Nadire Jani.

Drejtoresha Jani sqaron se për shkak të saturimeve shumë të ulëta ishte e pamundur të transportohej me ambulancë drejt Tiranës

 “Shkëlqim Troplini ka mëngjesin e së dielës rreth orës 08:00 në spitalin rajonal të Durrësit me saturime (niveli i oksigjenit) 35, pra në kushte te papajtueshme për jetën.  Me ndihmën e parë, me oksigjen saturimet shkuan 60, por ishin të paqëndrueshme, zbritën në 50, atëherë u vendos të kalohej nga urgjenca në reanimacion. Janë bërë të gjitha ekzaminimet përfshirë dhe skanerin, konsulta me reanimator pneumolog dhe u vendos të intubohej.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë. Në reanimacion ne kemi një dhomë të posaçme izolimi për të prekurit me covid-19. Për shkak të saturimeve shumë të ulëta ishte e pamundur të transportohej me ambulancë drejt Tiranës. Pacienti është mjekuar 4-5 në shtëpi nga mjeku i familjes dhe ka ardhur dje në gjendje të rënduar në spitalin e Durrësit. Gjatë kohës që ndiqej në shtëpi i është dhënë këshilla nga mjeku radiolog që të shtrohej në spital.  Më herët ka bërë ekzaminim radiologjik, ndërsa tamponi i është marrë dje në spital, përgjigja nga laboratori nuk ka ardhur për tamponin, por nga konsultat e tjera mendojmë se ka ndërruar jete nga covid-19. Pasi të vijë edhe përgjigja, do të vazhdohet me procedurat e tjera të nxjerrjes nga morgu, ku edhe vendoset për terheqjen e trupit, etj", tha ajo.

E pyetur nëse ka të tjerë të shtruar në spitalin e Durrësit, të dyshuar me covid, drejtoresha Jani u përgjigj:

“Po kemi të dyshuar në urgjencë por jo të shtruar? Ata që konfirmohen pozitiv dhe janë në gjendje të mirë dërgohen në shtëpi dhe ndiqen nga mjeku i familjes. Ata që janë në gjendje të rënduar transportohen në spitalet covid në Tiranë”.

Ora 11:54
Vdekja e mundësit të infektuar, reagon spitali i Durrësit: Iu bë terapia në urgjencën tonë, por s'mund të transportohej në gjendje të tillë në spital Covid

Spitali i Durrësit ka reaguar lidhur me vdekjen e mundësit Shkëlqim Troplini, i cili ishte infektuar me Covid.

Në reagim thuhet se Troplinit i është bërë terapia në urgjencën e spitalit, por s'mund të transportohej në gjendjen që ishte në një spital Covid.

"Pacienti eshte paraqit ne urgjencen e spitalit te Durresit me date 8 Nentor  ne gjendje shume te rende me saturime te oksigjenit 35%.

Ju be terapia ne urgjencen e spitalit me konsulte te pneumologut, reanimatorit dhe u konkludua qe eshte i patransportueshm te tille gjendje ne nje spital Covid", është ky  reagimi i spitalit të Durrësit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miko: 09/11/2020 13:18

    O kurjoz pse ene me qene vllai pojes ca po tduhet ty?? Shif punen tate miko mos u mer me lloqe se jane fukarallik, se knej neper komente boheni tgjithe garipa ju

    Përgjigju
    • per mikon: 09/11/2020 15:34

      ty ca te duet ti shif punen tende qe fut hundet ktu

  • kurioz: 09/11/2020 12:13

    vllai pojes esht ky??

    Përgjigju
    • navy: 09/11/2020 13:36

      malok mafia durres, lsi

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane