Prej 2 javësh i intubuar në Spitalin Infektiv, Covid i merr jetën kryetarit të Dhomës së Avokatëve në Berat në moshën 51 vjeçare

Prej 2 javësh i intubuar në Spitalin Infektiv, Covid i merr jetën kryetarit të Dhomës së Avokatëve në Berat në moshën 51 vjeçare

Agron Mahmutaj

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit që prej vitit 2017, avokati Agron Mahmutaj, nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me Coronavirusin dhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme. 51-vjeçari Mahmutaj u prek nga Coronavirusi disa javë më parë. Ai u shtrua fillimisht në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit,ku u mbajt disa ditë në oksigjenim.

Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai u dërgua në Tiranë, ku qëndroi për dy javë i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ditët e fundit avokati 51-vjeçar pësoi një agravim të menjëhershëm por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore u agravua dhe dje ai ndërroi jetë. Mësohet se avokati Mahmutaj kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese,ai vuante nga diabeti dhe vite më parë kishte hequr edhe njërën veshkë.

Largimi i tij nga jeta ka tronditur jo vetëm familjarët por edhe kolegët e tij avokatë,prokurorë e gjyqtarë në Berat,që e përshkruajnë atë në dedikimet e tyre të shumta shgushëlluese jo vetëm si një njeri të drejtë dhe të ndershëm por edhe si një baba dhe mik shembullor.

Avokati Agron Mahmutaj ka qënë një nga eksponentën e parë dhe pjesë e strukturave drejtuese të PD-së Berat pas viteve '90,për vite me radhë deri në vitin 2014 ai ka qënë Drejtor i Burgut të Beratit dhe pas largimit nga kjo detyrë ju përkushtua profesionit të avokatit duke u zgjedhur në vitin 2017 Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Beratit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm