I jepet lamtumira në Kosovë 7-vjeçarit që u vra nga e moshuara në Bazel, mbeten mister shkaqet

I jepet lamtumira në Kosovë 7-vjeçarit që u vra nga e moshuara në Bazel, mbeten mister shkaqet

Të enjten që lamë pas një krim makabër tronditi Zvicrën, ku një 7-vjeçar shqiptar u ther për vdekje nga një e moshuar 75-vjeçare në rrugën  St.Galler-Ring të Baselit.

Viktimë e këtij sulmi mbeti Iljas M., i cili po kthehje nga shkolla kur është këmbyer me 75-vjeçaren vrasëse që e goditi me thikë duke i marrë jetën. E moshuara që kreu krimin është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa motivet e vrasjes mbeten ende mister. Ndërkohë trupi i pajetë i 7-vjeçarit  mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Gjilan ku edhe është varrosur nga familjarët e tij.

Në lidhje me këtë rast që tronditi zvicerianët dhe shqiptarët kanë reaguar edhe familjarët e 7-vjeçarit të ndjer, por duket se askush nuk e di arsyen e vërtë qqë çoi 75-vjeçaren të kryente krimin makabër. Nënë e Iljasit ka deklaruar se është e tronditur dhe se nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur.

“Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë atë se çfarë ka ndodhur. Djali ka shkuar përgjithmonë. Ajo ka marrë lulen më të bukur nga unë”.

Më pas ajo ka thënë se dilte ta merrte çdo ditë djalin nga shkolla, por ditën e vrasjes nuk kishte mundur.  Ajo ka mohuar të ketë probleme me askënd në Zvicër gjë që e bën akoma më të mistershme shkaqet e vrasjes së 7-vjeçarit. Gjithashtu edhe policia zviceriane ka hezituar që të jap detaje të mëtejshme në lidhje me vrasjen edhe pse konfirmojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Por disa të afërm kanë thënë se vrasja e vogëlushit ka ardhur për shkaqe raciste.

Nga ana tjetër për rastin në fjalë janë solidarizuar qindra zvicerianë duke vendosur lule e duke ndezur qirinj në vendin ku vdiq 7-vjeçari. Ndërkohë ngushëllime për familjarët kanë bërë figurat më të larta politike zvicerian dhe kosovare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja