I jepet lamtumira e fundit artistit Sali Shijaku, homazhet te TKOB! I biri zbulon 2 fjalët e fundit të mjeshtrit të pikturës

TIRANË- Dritë dhe ngjyra, janë 2 fjalët e fundit të mjeshtrit Sali Shijaku para se të vdiste, dy fjalë që e kanë përkufizuar atë si artist, mirëpo ai i jepte një tjetër kuptim, meshkujt i ka cilësuar ngjyrat, ndërsa nënat shqiptare drita... Të afërm, miq e dashamirës të artit të tij unik dhe të veçantë patën mundësi që të nderojnë artistin e talentuar në ceremoninë e homazheve që u mbajtën të dielën e 25 shtatorit në hollin Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

I biri i tij, Orges Shijaku ka zbuluar se amaneti i tij ka qenë kujdesi për Shqipërinë dhe momentet e fundit të artistit.

“I kam qëndruar aty deri në momentet e fundit, për artin shqiptar unë besoj që është një humbje e madhe, gjithë jetën ia ka kushtuar, Shqipërisë, flamurit tonë kombëtarë dhe nëse do e shohim nga njëra anë, është një shenjë e tij, te muze kemi afreskun e tij, Galeria e Arteve ka 99 vepra të tij, ai nuk ka dashur dekorata, familjarisht nuk e prisnim gjithë këtë që po bëjnë mediat, shokët e vet, apo edhe nga vetë qytetarët. Në të gjitha aspektet, nuk po them nga ana e qeverisë apo e shtetit, mendoj se Sali Shijaku ka arritur që të marrë të gjitha meritat dhe dekoratat. Ka bërë telefonatat e fundit me shokët e vet. Bota është krijuar nga 2 gjëra, e nga drita dhe ngjyrat, ne meshkujt jemi ngjyrat, ndërsa nënat shqiptare janë dritat”, ka zbuluar i biri.

Homazhet në nder të artistit të njohur janë organizuar nga Bashkia e Tiranës, teksa kryetari Erion Veliaj, e cilësoi si një “shërbëtor të qytetit”.

“Sot qyteti mori një pauzë për të reflektuar që sot iku një njeri i mirë që i bëri mirë këtij vendi që bashkoi njerëzit, nuk i përçau, që u investua tek e mira. Të gjithë ne kemi parë një shërbëtor që nuk e bënte se paguhej por i shërbente qytetit me dashuri, me talent e duke investuar gjithë familjen e asetet e veta”, tha Veliaj.

“Preku të gjitha sferat , krijoi një shkollë të tij, vepra në çdo ekspozitë pritej me kërshëri puna e Sali Shijakut, ai kishte dhe një potencial të madh intelektual që shtrihet edhe në zgjuarsinë dhe intuitën e tij, sepse veprat e tij sot janë më të rëndësishmet, që zënë vend të rëndësishëm, figura kryesore e pikturës shqiptare, humbja është e madhe sepse nga iku oxhaku i vjetër i një shtëpie, do na marrë malli, ju ka thënë fëmijëve, unë nuk kam iku nga ju, ju do më shihni”, tha miku i tij, Abaz Hado.

Në homazhe në nder të piktori , pavarësisht ngushëllimeve të bëra në rrjetet sociale, nuk ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork, as presidenti Bajram Begaj apo figura të tjera nga politika.

Sali Shijaku ishte një nga mjeshtërit e rrallë të pikturës. Një artist ekspresionist që u bëri sfidë edhe metodave të ngurta të realizmit socialist gjatë periudhës së komunizmit. Ai mbeti artisti i ngjyrave origjinale dhe trumfator i lirisë krijuese në art. Vokacioni i artistit është të ndriçojë thellësitë e shpirtit njerëzor me dritë dhe sot mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku ndriçohet nga drita e parajsës. Shijaku është cilësuar nga studiuesit si një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, Ai krijoi vlera artistike që ndikuan në modernizimin e pictures shqiptare të viteve 1965 -1980. Shijaku ishte piktor kolorist, dekorativ dhe krijuesi I kompozimeve, një figurë shembull në artin piktorik shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX.

Mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku u shua në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit në moshën 89-vjeçare, pasi prej disa ditësh ishte në gjendje kome.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala i Lushnjes: 25/09/2022 15:27

    Vdes Shqipëria pak nga pak dhe vetëm vdes. Ngushëllime të sinqerta families.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive