'I kemi pasur kundër ndërkombëtarët për njëmijë e një arsye' Rama: Ja sesi i bindëm amerikanët dhe evropianët për vettingun në drejtësi

 

Kryeministri Edi Rama ka treguar për herë të parë në Repolitix sesi arriti të bindte SHBA dhe BE për vettingun në Shqipëri. Ai rrëfeu takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel në vitin 2014.

Mes të tjerash, kreu i ekzekutivit shqiptar tha se kishte kërkuar trupë gjyqtarësh ndërkombëtarëve për vettingun pasi në Shqipëri, do të ishte e pamundur që personat e përfshirë në proces të mos dilnin të njohur me njëri-tjetrin.

“I kemi pasur kundër ndërkombëtarët për njëmijë e një arsye. E kam diskutuar në takim me kancelaren gjermane në tavolinë në takimin e parë në 2014-ën ku kisha bërë një intervistë që nuk më kishte shkuar mendja se do lexonte intervistën time ku kisha shprehur pakënaqësi për vendimin e Gjermanisë për të mos na dhënë atatusin e vendit kandidat.

Ajo më pa në sy dhe më tha, dakord le të themi se ke të drejtë. Më shih në sy dhe më thuaj, me atë sistem gjyqësor që keni ju, keni shans të futeni në Europë? Unë i them kurrë. I thashë që duhet të na ndihmosh të bëjmë vettingun se mund të bëjmë ligje të bukura, por nëse nuk shkulim nga organizmi korrupsionin.

Unë kërkoja vettingun me trupë ndërkombëtare. U thoja ore do i bëjmë vetting kushërinjtë kushërinjve, ne jemi 3 milionë kushërinj. Që 4 persona të mos kenë asnjë njohje me njëri-tjetrin është një gjë shumë e rrallë. Ne na duhet një sistem komplet tjetër që do ta bëjmë me operacion radikal. Dhe kështu u bindën europianët që thanë do përfshihemi, por jo të jemi ne direkt, ne do bëjmë monitorimin,. Kur erdhi puna për ta kaluar në Kuvend u futën në çadër të gjithë e bënin sikur e kishin me zgjedhjet. Unë kam qenë shumë i prerë, në rast se prishet koalicioni, le të prishet. Se aleati thoshte të vijë flota e 6-të amerikane këtu unë nuk dorëzohem. Tani e hapëm këtë rrugë, patjetër që do ketë gjëra që nuk shkojnë, korrupsioni prek të majtë e të djathtë”- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në ‘Repolitix’ në Report Tv: Pas Strasburgut ‘21 janari’ në dorë të drejtësisë së re! Beleri? Greqia nuk ka mundësi të na bllokojë në BE


B.V/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja