TIRANE- Thoma Sejdarasi nga Korça ka qëlluar dy herë me sëpatë në kokë djalin e tij, teksa ky i fundit ishte duke fjetur në banesën e tij. Ngjarja është rregjistruar në marsin e këtij viti, ku i pandehuri Thoma Sejdarasi, është kthyer në banesën e tij në gjendje të dehur.

Ai fillimisht e ka goditur lehtë në faqe duke i thënë “akoma fle”.  Djali, i cili ishte duke fjetur nuk i është përgjigjur.