I kërkuar për armëmbajtje pa leje e trafik droge, në pranga një 26-vjeçar

I kërkuar për armëmbajtje pa leje e trafik droge, në pranga një 26-vjeçar

Foto ilustruese

SHKODËR - Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i shpallur në kërkim për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

Sabah Nuzi, banues në Burrel është arrestuar pasi më datë 1 shtator ai ka kërcënuar një person tjetër me armë zjarri.

Pas një konflikti të çastit, 26-vjeçari ka qëlluar me armë në ajër dhe më pas ka kërcënuar personin tjetër.

Për Nuzin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”,  "Kanosje" dhe “ Prishje e qetësisë publike”.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm