'I lumtur që i dhashë një titull qytetit tim', presidenti i Teutës për fitoren e Superligës! Bregu: Do jem këtu deri në ndeshjet e kupave të Europës (VIDEO)

Fitimi i titullit kampion me Teutën do të thotë shumë për presidentin Edmond Hasanbelliu, i cili investon prej 20 vitesh te klubi durrsak. ‘Djemtë e detit’ u shpallën kampion për herë të dytë në histori 27 vite pas titullit të parë.

“Për mua ishte një kampion shumë i vështirë, shumë i bukur sepse deri në fund luftuan të gjitha. Katër skuadra luftuan për titull, por për mua Vllaznia është kampion moral. Ka bërë një kampionat shumë të bukur që s’e priste askush. Madje dua t’i falenderoj shumë shkodranët,”-u shpreh Hasanbelliu.

Presidentin e Teutës më së shumti e gëzon fakti që la një shenjë gjatë dekadave të tij në këtë klub.

“Ia dedikoj gjithë durrsakëve, tifozëve, gazetarëve dhe mbarë opinionit. Ia dedikoj edhe qytetit tim pasi mbas kaq vitesh ia dashë një trofe,”-u shpreh Hasanbelliu.

Nëse Teuta ia doli të festonte meritë të konsiderueshme ka Dejvi Bregu, golashënuesi më i mirë i kampionatit me 16 gola, tre prej të cilëve i realizoi në ndeshjen e fundit kundër Apolonisë.

“Besoj se kjo është ndjesia më e bukur kur e mendon se ka kaq vite që titullin nuk e fiton ky qytet. Besoj e merituam për atë që shfaqëm gjatë gjithë sezonit. Treguam grintë, dëshirë, karakter dhe besoj se jemi fituesit ideal për këtë trofe,”-deklaroi Dejvi Bregu.

Pavarësisht se është njeriu kryesor i kësaj skuadre vlonjati Bregu sezonin e ardhshëm me shumë mundësi nuk do jetë pjesë e Teutës.

“Nuk kam folur për këtë çështje që nga fillimi dhe besoj se nuk do të flas. Unë do të respektoj kontratën time me Teutën që është deri në Kupat e Europës edhe pastaj çfarë të jetë e shkruar. Nuk kam koment për të thënë,”-u shpreh Bregu.

Teuta e fitoi kampionatin e këtij sezoni vetëm falë golavarazhit, pasi vendin e parë e ndau me Vllazninë me 63 pikë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën