“Kush mendon se Shqipëria nuk është e sigurt e ka gabim” - ky është mesazhi që një turist anglez i ka dhënë të gjithë skeptikëve për “Shqipërinë e frikshme” ku mund edhe të vrasin siç ndodhi muaj më parë me dy turistë çek në Dukagjin.
 
Yolo Nathan i ka rënë Shqipërisë kryq e tërthorë me biçikletën e tij dhe ka vizituar vendet më pikante të turizmit tonë malor dhe jo vetëm.




Këtë aventurë turisti anglez ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë miqtë e tij në rrjetin social Facebook ku ka postuar foto dhe video nga vendet më të bukura shqiptare.
 
turisti

Yolo Nathan, i pasionuar pas udhëtimeve nëpër botë me biçikletë thotë se ka kaluar një eksperiencë të paharrueshme në rutin e tij në Shqipëri.
 
turisti

Edhe pse miqtë e tij e kanë ndaluar të vizitojë Shqipërinë duke i thënë se eksplorimi i vetëm me biçikletë është i pasigurt, Nathan nuk i ka dëgjuar! Një vendim për të cilin ai ndihet i lumtur, pasi thotë se zbuloi një anë tjetër të popullit shqiptar. “Njerëzit në Shqipëri janë të mrekullueshëm”, shkruan ai në Facebook.
 
Vrasja e dy turistëve çek në veri të vendit para disa muajsh i ka trembur disi turistët e huaj, por për anglezin Nathan përshtypja që mori nga shqiptarët flet për të kundërtën!