Një 72-vjeçar i mbijetuar në kampin famëkeq të Aushvicit është duke përdorur rrjetin social Facebook për të kërkuar vëllain e tij binjak të cilin nuk e ka parë për më shumë se 60 vjet.
Menachem, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka parë për herë të fundit vëllanë e tij, 68 vjet më parë kur ai ishte vetëm 4 vjeç. Emri i tij i vërtetë ishte Elias Gottesmann, por e ndryshoi më pas kur u largua nga kampi i përqendrimit.
Nëqoftëse vëllai i tij binjak, Jeno Gottesmann është gjallë, ai mund të jetë kudo dhe mund të ketë çdo lloj identiteti. E vetmja lidhje mes tyre është numri i amzës e bërë tatuazh në krahët e tyre.
Kujtimet janë të zbehta, por ai kujton që ka pasur një vëlla, i cili është marrë nga nazistët.
Menachem tani jeton në Izrael dhe ka rrëfyer kujtimet e tij një studiuesi që merret me gjenealogjinë, i cili pas përpjekjeve të panumërta, ka hapur një faqe në rrjetin social Facebook për ta ndihmuar të gjejë vëllain e tij binjak.
Binjakët u sollën në kampin e Aushvicit në vitin 1944, dhe dyshohet se vëllai i tij i zhdukur mund të ketë qenë subjekt në eksperimentet e Doktor Mengele i cili me urdhër të Hitlerit studioi gjenetikën tek binjakët.
Faqja deri tani është pëlqyer nga 12 mijë përdorues dhe fotoja e Menachen kur ishte fëmijë është ndarë më shumë se 50 mijë here në Facebook. "Unë kam premtuar se do të gjejë vëllain e tij në mos gjallë apo vdekur tha studiuesi për një gazetë amerikane.
Redaksia Online
(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com