TIRANË- Emisioni “Pa Gjurmë” mbrëmjen e sotme solli në vëmendje historinë e familjes Cara, ku tërmeti i mori jetën 7 anëtarëve, ku disa prej tyre ishin në lule të rinisë. Apelit për ndihmë iu përgjigjen shumë emigrantë shqiptarë, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë tashmë personat e mbijetuar të kësaj familje.
Shkëlqim Cara, i cili ishte në studio rrëfeu momentet e vështira dhe se si të mbijetuarave ende nuk i është treguar e vërteta.
“Me të vërtetë kaluam orë tmerri, por më tmerr është momenti kur t’i themi që e gjithë familja është shuar. Kur ndodhi tërmeti, mundohesha të lidhesha me to, por askush nuk më përgjigjej dhe kuptova që diçka nuk shkonte. Nëna, 80 vjeç sot, ka 13 vite në karrocë e paralizuar. Edhe asaj nuk i kemi treguar asgjë për atë çfarë ka ndodhur. Xhaxhi Sulo ka vendosur mos t’i tregojmë sepse edhe këto kohë që i ka mbetur për të jetuar, të jetojë e qetë", tha Cara.
AI ka rrëfyer se vëllai i tij, Albert Cara nuk është ende në dijeni se ka humbur familjen e tij, pasi ndodhet në Itali për shkak të plagëve të shumta që ka marrë në trup. Megjithatë, ka theksuar se tashmë gjendja e tij tashmë është e stabilizuar.
"Momenti kur duhet t’i tregojmë tim vëllait, Albertit, për familjen e tij, do të jetë një tërmet i dytë. Albertin e dërguan për kurim në Itali dhe është përmirësuar goxha, por ka marrë shumë plagë të rënda në trup. Mjekët thonë që ka shenja përmirësimi, por kam frikë momentin kur të marri vesh të vërtetën, sepse ka humbur gjithë familjen. ”- rrëfen mes lotëve djali i familjes, Shkëlqim Cara.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ I vranë të birin, babai i Martin Canit flet për Report Tv pas protestës: E pabesueshme, falënderoj shqiptarët që ma lehtësojnë këtë dhimbje (VIDEO)
21 Nëntor, 16:16
-
Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit në 'Pa Gjurmë' kërkojnë drejtësi për të atin
12 Korrik, 17:28
-
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 16:27
-
Ndodh e papritura në ‘Pa Gjurme’! Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë
29 Maj, 18:10
-
Pas apelit në ‘Pa Gjurmë’, bebja 11 muajshe e braktisur strehohet në Shtëpinë e Foshnjes! Koçiu: E trazuar nga ngjarja! Denonconi çdo rast
10 Prill, 15:53
-
Ekskluzive/ 'O marr atë o vetëflijohem!’ Babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu, e pranova nga e keqja
12 Janar, 16:52
-
Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, mungon motra, gruaja e autorit! Nuk shkojnë as shokët e viktimës: Ndihemi të turpëruar
12 Janar, 16:14
-
29-vjeçari Angjelo Avdiu u gjet i varur në Greqi, i vëllai në ‘Pa Gjurmë’: E njoha vetëm nga çakmaku! Ja çfarë dyshon policia
27 Nëntor 2023, 16:15
-
Gjashtë muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit, reagon nëna: Vajza nuk bëri aksident, dyshoj se trupi u fsheh në morg!
23 Nëntor 2023, 17:19
-
'Artemis mbahet peng!' Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh në Greqi kërkojnë ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Letra anonime dhe dëshmitë e reja
1 Nëntor 2023, 18:57
-
Lidhet live nga burgu me ‘Pa Gjurmë’, 37-vjeçari Artur Çollaku kërkon të rilidhet me familjen: Prej 8 vitesh në izolim nuk kam takuar askënd
30 Tetor 2023, 17:10
-
Historia e pabesueshme! U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, 'Pa Gjurmë' e bashkon me familjen pas 24 vitesh
27 Tetor 2023, 14:15
ju lutem cili eshte ndryshimi ndermjet fjaleve shpifje-genjeshter-mashtrim?? asnje.. te gjitha krahet e politikes atehere me kete ligj duhet te denohen pasi kane 30 vjet qe genjejne e mashtrojne kete popull
Përgjigju