I mituri kishte veshur bluzë me shqiponjë, familja nga Gostivari terrorizohet në Serbi, mbahen në komisariat për 20 orë dhe shpallet 'non grata'

I mituri kishte veshur bluzë me shqiponjë, familja nga Gostivari terrorizohet në Serbi, mbahen në komisariat për 20 orë dhe shpallet 'non grata'

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Serbi nga policia serbe ndaj një të mituri nga Gostivari për shkak se ai kishte veshur një bluze me shqiponjën e Shqiprisë. Kjo ngjarje ka ndodhur pasi i mituri po udhëtonte me familjen nëpër Serbi. Policia serbe ka mbajtur familjen nga Gostivari për 20 orë në komisariat.

Nëna e djalit është gjobitur me 255 euro dhe është shpallur “persona non grata” në Serbi deri në vitin 2031, e cila për 7 vite nuk ka të drejtë të hyjë në Serbi.

Regjimi terrorist i Beogradit gjobit, keqtrajton dhe ia ndalon hyrjen në Serbi familjes shqiptare deri në vitin 2031. Racizmi, urrejtja, përbuzja e regjimit serb ndaj çdo gjëje shqiptare është sëmundje.

Nëse Policia e Kosovës, e Shqipërisë ose e Maqedonisë do të keqtrajtonte një familje serbe vetëm pse fëmija i tyre mban të veshur një bluze me shqiponjën e bardhë serbe propaganda e Beogradit do ta çonte peshë botën dhe do të kërkonte mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Shqiptarët kanë dy shtete në Ballkan dhe kontrollojnë disa nga ministritë më të rëndësishme në qeverinë në Shkup. Do të ishte mirë që kjo fuqi politike të shprehet përmes një proteste kundër terrorit serb ndaj familjeve shqiptare, sepse shqiponja është simbol nacional shqiptar.

Flamuri me shqiponjë valëvitet në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd. A thua çfarë problemi ka policia kriminale serbe dhe drejtësia kriminale serbe dhe politika kriminale serbe me shqiponjën? Kanë një problem: me ekzistencën e shqiptarëve! Duan t’i zhdukin. Meqë s’mund t’i zhdukin, i terrorizojnë shqiptarët kudo ku munden.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati

Ndërron jetë Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati