Dy të mitur të moshës 14 vjeçare kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim për akuzën e vjedhjes.
Arrestimi i tyre u bë pas denoncimit në polici të një shtetasje, e cila kishte deklaruar se persona të panjohur i kanë vjedhur çantën.
“Me datë 30.06.2017, rreth orës 12:30, është marrë njoftim nga një shtetase se persona të panjohur nga ana e saj, i kanë vjedhur çantën e shpinës me sendet personale brenda”.
Policia arrestoi si autorë të ngjarjes E.M dhe K.F, ndërsa është shpallur në kërkim P.D.
Në cilësinë e proves materiale u është gjetur dhe sekuestruar çanta e vjedhur e shtetases, si dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar 14 vjeçarit E.M. i është gjetur në çantën e tij një pistoletë Ekol ( simuluese zhurme) me krehër me 9 fishekë.
Policia thotë se nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet që janë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Lezhë.
Konkrerisht:
– Më datë 21.06.2017 , në qytet në Lezhë , dyshohet se i kanë vjedhur një varëse floriri shtetases M.M. banuese në Lezhë.
– Më datë 26.06.2017, në Shëngjin në plazh , dyshohet se i kanë vjedhur 2 telefona dhe 100 Euro , shtetases V.B. banuese në Kosovë.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(Çanta, sendet e grabitura si dhe arma që iu gjet të rinjve)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com