TIRANË- Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi i ka marrë nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve tokën një të riu.
"Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe mashtrimit.
Vihet në pranga 1 shtetas. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar "Kontrata" si dhe në bazë të kallëzimit të marrë nga shtetasi G.M., se një shtetas në anë të mashtrimit i kishte përvetesuar pronën dhe se ja kishte shitur dikujt tjetër, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe punës intenstive u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :
•A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas në anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ”, njofton policia.
Lajm në përditësim
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.2%
-
Jo
83.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2842
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reperi shqiptar arrestohet në Itali, kapet në flagrancë nga policia duke shitur drogë
21 Qershor, 18:21
-
Mashtroi kompaninë ku punonte dhe përvetësoi 27 mijë euro, pranga 34-vjeçarit në Tiranë
20 Qershor, 08:11
-
Kokainë, dhunë dhe të dehur në timon, 5 të arrestuar në Tiranë
18 Qershor, 09:17
-
Vjedhje, kanosje ndaj punonjësit të policisë dhe aksident, 6 të arrestuar në Tiranë
17 Qershor, 12:13
-
Shiti mbi 100 mijë euro dyqanin që kishte lënë kolateral, arrestohet ish-punonjësi i bankës! Noterja zbuloi mashtrimin pasi e bleu
12 Qershor, 12:46
-
I morën 100 mijë euro biznesmenit në emër të Taulant Ballës, kapet në Rinas anëtari i grupit të super mashtruesit
10 Qershor, 13:40
-
Arrestohet djali i Nehat Kullës, dhunoi njerkën me urdhër mbrojtje! Shkak konflikti për vilën e ‘gjeneralit’ të bandës famëkeqe në Tiranë
1 Qershor, 09:43
-
PAMJET e huliganit! Policia, akuzë për vrasje me dashje për molotovët mbi gazetarët në protestën te bashkia
29 Maj, 17:00
-
Tiranë/ Shpërndanin kokainë në zonën e ish-Bllokut, 2 të arrestuar! Flisnin me klientët në rrjetet sociale për t'u shitur drogën (EMRAT)
21 Maj, 09:29
-
Tiranë/3 menaxherët e kioskave tek sheshi “Skënderbej” marrin zvarrë, rrëmbejnë e dhunojnë 20 vjeçarin! E akuzuan se u vodhi xhiron
20 Maj, 17:16
-
Tjetër rivlerësim i pronave, eksperti për Report Tv: Vendim pozitiv, por s'rregullon informalitetin në treg! Të ulet tatimi 15% për shitjen
15 Maj, 16:58
-
I dënuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet 56-vjeçari
8 Maj, 10:03