I njohur si 'ambasadori' i 'Ndrahgeta-s' për Shqipërinë dhe Ballkanin, ekstradohet në Itali 'xhaxhai' nga Dibra

I njohur si 'ambasadori' i 'Ndrahgeta-s' për Shqipërinë dhe Ballkanin, ekstradohet në Itali 'xhaxhai' nga Dibra

Bujar Sejdinaj dhe momenti i ekstradimit të tij

Dibrani Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe me pseudonimin xhaxhai dhe si ambasadori i 'Ndrahgeta-s' për Shqipërinë dhe Ballkanin, është ekstraduar mbrëmë vonë në Itali.

Ai u arrestua më 24 korrik nga policia shqiptare pasi kërkohej nga Italia si i përfshirë në trafikun e drogës për llogari të mafias italiane “Ndrangheta”. Sipas italianëve, 61 vjeçari me rolin e menaxherit të Ballkanit për “Ndrangheta” është përfshirë në blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë.

Drejtësia shqiptare miratoi ekstradimin e tij, ndërsa më 9 nëntor ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka dhënë "OK" e saj që ky ekstradim të finalizohet brenda 25 nëntorit.

dokument, Gjonaj shprehej se ky ekstradim lejohet pasi s'ka asnjë të dhënë që Sejdinajt t'i rrezikohej jeta apo persekutohej politikisht në Itali përfshi edhe cënimin e të drejtave të tij.

Afro një vit më parë më 18 nëntor 2020 gjykata e "Region Calabrias" ka nxjerrë ndaj Dibranit masën e sigurisë arrest në burg, ekzekutuar disa muaj më pas në Shqipëri.

Ekstradimi i Bujar Sejdinaj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?