Në situatën e emergjencës për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës, ekipet e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë dhe të strukturave të tjera nën varësinë e Bashkisë së Tiranës janë në terren duke iu përgjigjur në çdo kohë qytetarëve.
 
Bashkia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve autobotet e ujit në të gjithë zonat që kanë anomali të furnizimit me ujë të pijshëm, siç janë zona e Kasharit, Astirit, Babrrusë.
 
Bashkia Tiranë ka vënë në dispozicion të UKT të gjitha mjetet ujëmbajtëse të ndërmarrjeve dhe agjencive të varësisë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në zonat më problematike.

[gallery]22880[/gallery] 
'E gjithë flota e mjeteve të Bashkisë, Zjarrfikësve e Ushtrisë te Unaza e Re për të furnizuar pallatet e prekura nga thatësira ”,shkruan Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj në Facebook.
 
Flotës së boteve të agjencive të Bashkisë, u janë bashkuar edhe 10 mjete të ushtrisë që do të jenë në gatishmëri për t’u shërbyer qytetarëve sipas nevojës.
 
Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në rast se kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion nga UKT 08004488 ose nga Bashkia e Tiranës 08000888.


dy.b/shqiptarja.com