Mungesa e akt ekspertimit nga policia shkencore mund të lirojë nga qelia Fatos Gurakuqin 50 vjecarin nga Tirana nën akuzë për marrëdhënie seksuale me dhunë me fëmijën e tij.
Denoncimi për këtë rast bëhet nga gjyqtari Gerdi Hoxha i cili prej 11 Marsit 2016 ka në shqyrtim procesin gjyqësorë ndaj Gurakuqit.
I kontaktuar nga Report Tv Hoxha shprehet se prej 4 muaj ndodhet në pritje të akt ekspertimit nga policia shkencore por si pasojë e mos pagimit të faturës për këtë ekspertim përgjigja nuk është depozituar në gjykatë.
Hoxha sqaron më tej se detyrimi ligjorë për pagesën e një akt ekspertimi është i institucioneve shtetërore dhe bën apel që mos dështojë gjykimi cka do ti sillte lirinë një personi me rrezikshmëri shoqërore.
Ndaj Gurakuqit deri në këtë fazë janë kryer 8 seanca dhe më 14 shtator është afati i fundit në të cilën duhet të depozitohet përgjigja e ekspertimit mjekoligjor për të vendosur mbi fajësinë e të pandehurit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com