I pari në listën e Fierit, Braçe: Nuk është trofe, por përgjegjësi e madhe! Larg nga çdo hajdut e abuzues

I pari në listën e Fierit, Braçe: Nuk është trofe, por përgjegjësi e madhe! Larg nga çdo hajdut e abuzues

Erion Braçe

Renditja i pari në listën e kandidatëve për deputetë në Fier për zgjedhjet e 25 prillit për  Zv. kryeministrin Erion Braçe është një përgjegjësi e madhedhe jo trofe.

Përmes një reagimi në rrjete sociale ai shkruan se dita e festës ka mbaruar dje ndërsa nga sot nisi një ditë tjetër, duke shtuar se kush u gëzua dje në Divjakë, Lushnjë dhe Fier duhet të  bashkohet në betejë.

“I pari” ne qarkun fier, nuk eshte trofe, nuk eshte ofiq! Eshte pergjegjesi shume e madhe! “Dita e festes” mbaroi dje. Sot nisi dite tjeter; Kush dje u gezua ne Divjakë, Lushnje, Fier sot e ne vijim duhet te na bashkohet ne beteje”, tha ai.

Braçe thotë se fitorja do bashkim dhe bashkimi do njerëz por me kushtin për të qëndruar larg çdo hajduti dhe abuzuesi.

“Fitorja do bashkim! Bashkimi kerkon njerez, cilindo, kudo, ne qytet apo ne fshat, punetor a bujk, sipermarres i vogel a i mesem, i papune a ne nevoje, i moshuar a i ri, burre a grua,  djale a vajze; Ci-lin-do pa shmangur kerkend,  pa nenvleresuar asnje, pa relativizuar te ndryshem e te zote; Me nje kusht: Larg nga cdo hajdut e abuzues. Ata kane partite e tyre! Puna vlen! Ne, punen kemi! Prej saj kemi fituar!”, shton Braçe.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Myzeqari: 09/03/2021 19:45

    Hahahaha...kesaj radhe duhet ta besojmë Braçen..po mire ate demin e Ervin Bushit hajdut i leg.kush e shlyen,po vendosja e Robert Bitrit ne liste sipas teje jep shprese??????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike