I dëboi të birit të dashurën nga shtëpia dhe 22-vjeçari u ‘arratis’ nga Tirana, babai i penduar kërkon ndihmën e ’Pa Gjurmë’

I dëboi të birit të dashurën nga shtëpia dhe 22-vjeçari u ‘arratis’ nga Tirana, babai i penduar kërkon ndihmën e ’Pa Gjurmë’

Zhduket 22 vjecari nga Tirana, Arlind Sina

Bëri sherr me babanë, pasi i përzuri të dashurën. 22-vjecari Arlind Sina zhduket nga banesa në shkurt të këtij viti. I ati Shkëlqim Sina kërkon ndihmë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv. Pas divorcit të prindërve, 22-vjecari jetonte me babain në zonën e Tiranës së Re, aty ku edhe humbi çdo kontakt. 62-vjeçari pranon se është konfliktuar me të birin dhe se pas kësaj, Arlindi ka lënë banesën duke marr me vete edhe sendet personale.

 ’Bëmë llafe para disa ditësh me djalin, se kishte një shoqe dhe vinte bashkë me të në shtëpi. Unë i thashë: ’po e do mere’, por atij i mbeti hatri dhe filloi të mos fliste më me mua. Unë vendosa të rri në dhomën time i thashë dhe djalit jetoni këtu. Por me atë nuk mund të flasësh dot, janë një brez tjetër këta. Nuk e mora me mend se do të largohej nga shtëpia, ndërsa kishte marrë me vete dhe sendet personale. Kam shkuar edhe në lokalet që ai frekuentonte por nuk e kam gjetur aty. Nëse kam bërë faj të më thotë dhe unë i bie në gjunjë, por s’e di çfarë faji kam bërë. Më paskan dashur për ato 1-2 milionë që merrja unë në muaj. Djali merrte 600 euro nuk paguante as dritat, por të paktën të më lënë në hallet e mia. Atë ditë që shkova në shtëpi dhe s’i gjeta kishte marrë çdo gjë kishte boshatisur shtëpinë. Ndoshta jetojnë bashkë, unë dëshirën e kam të mblidhen në shtëpi.Kohët e fundit kam menduar t’i bëj keq vetes sime. As fjala nuk më ngushëllon më tani.

Për afro dy muaj Arlindi i ka bërë ’block’ të atit në telefon, ndaj i penduar 62-vjeçari i kërkoj publikisht falje për gjithçka ka ndodhur mes tyre.

’I kam rënë numrit të tij, por Arlindi më ka bërë “block”. Ku nuk më shkon mendja, më është bërë shtëpia si varr. Unë i bëj thirrje të treve, ish-nuses dhe dy djemve, ejani të bashkohemi. Këtë dua. Nuk erdha vetëm për Arlindin, por për të tre, për të bashkuar familjen, se nuk vuajmë as për bukë e as për shtëpi. Jam në një moshë që dua të bëhem gjysh të përkëdhel fëmijën e djemve’. 

Debatet babë e bir kishin qenë të vazhdueshme prej 3 vitesh me radhë, dhe për këtë arsye 62-vjeçari ka kryer edhe 8 muaj burg, pas denoncimit për dhunë në familje bërë nga ish-bashkëshortja e tij. Gjatë periudhës që Shkëlqimi kryente dënimin, ajo emigroi drejt Italisë tek djali i tyre i madh duke i kërkuar divorcin pas 30 viteve martesë. Pas kryerjes së dënimit, Shkëlqimi jetoi me të birin deri ditën që ai lë banesën. 

Kam dhe një djalë tjetër që jeton në Itali, as ai nuk ma hap telefonin. Edhe Ish-bashkëshortja nuk më përgjigjet. U divorcova me të kur isha ende në burg, pasi më akuzoi për dhunë në familje. Lidhur me bashkëshorten konfliktet lindën për djalin, Arlindin. Ai ishte shkaku që unë u ndava dhe me gruan. 
 

O.D./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhixhi: 20/04/2022 07:23

    Edhe keta kalamaj qe duan ta mbajne te dashuren te shtepia e babait.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën