TIRANE - Bashkpunëtori i drejtësisë në zbulimin e aktivitetit të vrasësve me pagesë, i njohur si grupi i Tritolit, Ndriçim Gjokona i vë flakën qelisë në paraburgimin e burgut 313 në Tiranë.
Ngjarja konfirmohet nga burime të A1Report sipas të cilave Gjokona , i ka vënë flakën krevatit dhe rrobave. Burimet nuk sqaruan motivin e kësaj revolte të Gjokonës, ndërsa mësohet se nuk ka pësuar dëmtime nga djegia, përveç disa shqetësimeve në rrugët e frymarrjes si pasojë e asfiksisë nga tymi.
Gjokona konsiderohet si dëshmitar kyç për Prokurorinë në zbardhjen e krimeve të kryera nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj, ndërmjetësit Genis dhe Andon Mëhillaj si edhe për porositësit e këtyre krimeve.
Grupi është përgjegjës në vendosjen e lëndës eksplozive C4 në automjetin e Besnik Dervishi, në kohën kur ishte prefekt në Vlorë, 2 vrasje dhe 3 tentativa vrasjeje.
Pas kësaj ngjarjeje, drejtori i Përgjithshëm i burgjeve zhvilloi mbledhje për kushtet e sigurisë në burg.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

i vë flakën qelisë te 313-a ">