Kreu i PD-së Sali Berisha i shpalli tradhtarë dy anëtarët që u përjashtuan nga grupi këshilltarëve të PD në Durrës, Arlind Boshku dhe Dritan Burgija. Në konferencën për shtyp, Berisha i akuzoi demokratët se gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kanë punuar për Partinë Socialiste dhe mohoi që përjashtimi i tyre të ketë ardhur për shkak të mbështetjes ndaj Ervin Salianjit.
Ai tha se besimin që i dhanë Arlind Boshku duke e emëruar sekretar të degës së PD-së në Durrës, e ka përdorur si Dashnor Sula, i cili u emërua kryeinspektor i përgjithshëm.
“Janë denoncuar nga Berisha për qëndrimet e tyre antistatutore gjatë fushatës elektorale dhe qëndrimet si këshilltar të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Durrësit, njëri kryetar, tjetri këshilltar. Ata që pretendojnë se janë ndëshkuar për fjalët, mendimet, ata mashtrojnë veten dhe të tjerët. Nëse ti në fushatë elektorale, besimin që ta dhamë sekretar politik dege, e përdor si Dash Sula, atëherë përjashton veten nga partia dhe organet. Nëse punon për kandidatët e PS dhe jo për PD duke mbajt postin që ke, ke mbajtur një qëndrim që ke nxjerrë vetë veten jashtë partie”, tha Berisha.
Kryedemokrati refuzoi të falsë me emra dhe të tregojë se cilët kandidatë të PS kanë mbështetur, por tha se ata kanë përdorur pushtetin për të përfituar favore personale dhe kanë tradhtuar demokratët e Durrësit.
“Nëse je në Këshill dhe shkon 1 herë në 6 muaj sa për të marrë ato lekë dhe nuk shkon për të mbrojt interesat e qytetarëve, ti tradhton ata që të kanë votuar. Nëse ti je në këshill dhe përdor pushtetin si këshilltar për të përfituar favore personale, nuk është kjo arsyeja përse të kanë votuar qytetarët e Durrësit.
Çdo bashkëpunim me PS dhe me qeverinë do të ndahet përfundimisht. Ato kohë kanë marrë fund për PD, njëherë e mirë, nuk ka asnjë lidhje me ato çfarë thoni ju,. Ka një statut që është zbatuar plotësisht për të gjitha, është procedurë e degës që i ka kërkuar qendrës dhe qendra ka mbajtur qëndrimet e saj për qëndrimet e tyre, nuk dënohet njeri për mendimet. Kanë bërë fushatë për PS, nëse përdor pushtetin për qëllime personale nuk shkon ajo. Ata kanë të drejtë të ankohen, por nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin”, iu përgjigj Berisha pyetjes së drejtuar nga Report Tv.
Mbi përjashtimin e 2 këshilltarëve nga grupi i këshilltarëve të PD, një ditë më parë ashpër reagoi edhe Ervin Salianji që e quajti akt frike ndaj mendimit ndryshe dhe garës së lirë në PD, teksa në prag janë zgjedhjet e brendshme për kryetar.
Pas Gazment Bardhit, edhe Sali Berisha e ka sulmuar komisioneren Marta Kos. Kjo e fundit, ndërsa vlerësoi punën e SPAK një ditë më parë, deklaroi edhe se eliminimi i korrupsionit në një vend, nuk varet vetëm nga ligjet anti-korrupsion që miratohen, por edhe nga mendësia e popullit në raport me fenomenin.
Për Berishën, kjo është një deklaratë raciste dhe akuzoi Kos se po sillet si ortake e një të korruptuari si kryeministri Edi Rama. Madje, Berisha aludoi se komisionerja është korruptuar nga Rama.
“Deklarata e komisioneres Marta, një ditë pasi partia e parë fitoi zgjedhjet në Slloveni dhe që nuk foli gjer dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive. Nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo korrupsion monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE.
Por të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak me thënë, po ngjet si ortak i tij. Kaq kam për këtë koment”, tha Berisha.
Komente













SALI Stalinisti komunist ngeli gjithe kohes ,vrit njerez, persekuto, perjashto si e si te mbaje karrigen.
Përgjigju