Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer tek një i porsalindur edhe pse në këto kohë të vështira prej pandemisë së COVD-19.
Ministrja Manastirliu ka falenderuar stafin mjekësor që mori pjesë në operacion, dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit dhe anestezistët dr. Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi!
Ekipi i mjekëve janë në krye të detyrës, edhe pse në anën tjetër pacientët e prekur me koronavirus po luftojnë për jetën.
Manastirliu ka theksuar se kjo është një ndërhyrje që kryhet vetëm në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në Botë.
"Një ndërhyrje e rrallë në zemër, që kryhet veçse në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në Botë është realizuar sot në QSUT falë talentit dhe eksperiencës të dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit dhe anestezistëve dr. Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi!Operacioni tejet i vështirë, i këmbimit arterial në zemrën e një të porsalinduri, u bë i mundur me një metodë të re bashkëkohore të realizuar me sukses nga mjekët tanë!
Edhe në kohë pandemie, ekipi i kardiologjisë në QSUT, është në vijën e parë për të shpëtuar jetë.
Shërbimi shëndetësor nuk ka ndalur për asnjë moment, për t’i garantuar qytetarëve shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, në kohë dhe me cilësi, nga stafi i kualifikuar i spitaleve tona", ka shkruar krahas fotove.