Pas të atit edhe Keisi Medini i është futur tregut muzikor si këngëtare dhe klipin e parë e solli me Seldi Qalliun. Kënga me titull “S’ka dashni” pati goxha impakt por ajo që ra më shumë në sy ishte dhe afrimiteti që Keisi kishte me Seldin. Dyshja prekeshin dhe ledhatoheshin në mënyrë mjaft të veçantë.
Por ndërkohë babai i bukuroshes ka menduar ta takojë Seldin. Sabiani ka publikuar një foto në rrjetet sociale me këngëtarin dhe krahas shkruan: U rrit edhe ky!