Çfarë e mërziti? Keisi Medini reagon pas daljes nga Big Brother: S'do lejoj më njeri të hedhë baltë mbi mua

Çfarë e mërziti? Keisi Medini reagon pas daljes nga Big Brother: S'do lejoj më njeri të hedhë baltë mbi mua

Keisi Medini

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ka ardhur edhe reagimi i Keisi Medinit.  Keisi shkruan se sinqeriteti i saj u mor për dobësi, e ndërsa vë në dukje se ndaj saj janë ngritur shumë shpifje e madje tregon se është ndjerë e gjykuar.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ajo thotë se nga ky moment nuk do të lejojë askënd që të hedhë baltë mbi figurën e saj.

“Hodhët vrer mbi emrin tim. Shpifët dhe gjykat veprimet e mia. Më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj, e epitet, aq më tepër edhe ‘e lidhur’. Folët me aq kofidenca për gjërat e mia. Treguat gjithë urrejtjen që patët brenda vetes për një 22-vjeçare që s’bëri asgjë të shëmtuar në atë shtëpi, nuk ofendoi e lëndoi njeri. I dha përqafim çdo banori, u përpoq të falte sa më shumë dashuri dhe të ishte ajo vajza e vogël e shtëpisë që sjell vetëm buzëqeshje. E morët për dobësi sinqeritetin tim gjithashtu dhe naivitetin e tepruar. Unë prap do buzëqesh akoma më shumë dhe jam më e fort se kurrë, po s'do lejoj më njeri të hedhë baltë mbi emrin tim”, shkruan Keisi.

Postimi i Keisi Medinit 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja