Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar familjen Karaj në Tiranë, ku edhe i ka dhuruar librat e shkollës dy fëmijëve të familjes, Greisit dhe Reit.
Pasi kryeministri Rama dhe ministrja Nikolla shpjeguan edhe njëherë situatën e librave në shkolla, zonja e shtëpisë i ofroi miqve një qerasje me gliko. Por pavarësisht insistimit të zonjës së shtëpisë, kryeministri Rama nuk pranoi.
BISEDA MES ZONJËS KARAJ DHE RAMËS:
Zonja: Insistojmë që ta provoni glikonë tonë, se jemi me origjinë nga Përmeti.
Rama: Epo unë nuk jam nga Përmeti, dhe e kam kokën shumë të fortë.
Zonja: Absolutisht, ju do të provoni glikonë.
Rama: Nuk ka qerasje më të mirë sesa këto ëmbëlsira dhe unë e kam kokën shumë të fortë.
*Rama çohet të ikë
Zonja: Shumë të fortë e paske kokën me gjithë mend. Shumë kokëfortë!
Rama: Ashtu jam. Shumë të fortë e kam kokën.
Komente











