Vdiq nga i ftohti në malin e Moravës, dyshohet se i riu sirian kishte ndërruar jetë 3 ditë më parë! Trupi i tij u gjet mbrëmë nga klandestinë të tjerë që kishin marrë të njëjtin shteg kalimi

Foto ilustruese

I riu sirian, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në malin e Moravës në Korçë, dyshohet se kishte ndërruar jetë 3 ditë më parë.

Report Tv ka mësuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë, teksa bëhet me dije se kanë qenë një grup klandestinësh bashkëkombas të tij që gjetën trupin e 27-vjeçarit.

Klandestinët po përshkruanin të njëjtin shteg kalimi i riu, për të mbërritur në Shqipëri, por fatmirësisht nuk patën fatin e keq të të riut.

Trupi i 27-vjeçarit pritet t'i nënshtrohet ekspertizës në Tiranë, për të mësuar më shumë mbi shkaqet e vdekjes, teksa dyshimet janë se humbi jetën për shkak të kushteve atmosferike dhe borës.

Klandestinët ecin me ditë të tëra nga shteti Grek drejt kufirit të gjelbër në Kapshticë e më pas synojnë kryeqytetin, për të depërtuar më pas në vendet e BE. Edhe pse policia ka intensifikuar kontrollet në kufi për të parandaluar kalimin e tyre, sërish një numër i madh emigrantësh mbërrijnë çdo ditë në vendin tonë, ndihmuar nga shqiptarë në këmbim të pagesave të majme.

Vetëm ditën e sotme, Policia në Kukës njoftoi për goditjen e 4 rasteve të shtetasve shqiptarë të cilët u përpoqën të kalonin drejt Kosovës 46 emigrantë sirianë. Ata u kapën në hyrje të Tunelit të Kalimashit, ndërsa i  kishin marrë nga 500 euro secilit.

J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kush fiton më shumë bashki në zgjedhjet e pjesshme vendore Basha apo Berisha?



×

Lajmi i fundit

John

Zgjedhjet në 6 bashki, Braho: Nën logon e partisë garojnë ata që zgjedh kryetari, i cili rezulton nga vërtetimi i gjykatës! Beqiri: Meta u takua me Ballën për datën, e kamufloi për t'i bërë qefin Berishës