I riu sirian, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në malin e Moravës në Korçë, dyshohet se kishte ndërruar jetë 3 ditë më parë.
Report Tv ka mësuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë, teksa bëhet me dije se kanë qenë një grup klandestinësh bashkëkombas të tij që gjetën trupin e 27-vjeçarit.
Klandestinët po përshkruanin të njëjtin shteg kalimi i riu, për të mbërritur në Shqipëri, por fatmirësisht nuk patën fatin e keq të të riut.
Trupi i 27-vjeçarit pritet t'i nënshtrohet ekspertizës në Tiranë, për të mësuar më shumë mbi shkaqet e vdekjes, teksa dyshimet janë se humbi jetën për shkak të kushteve atmosferike dhe borës.
Klandestinët ecin me ditë të tëra nga shteti Grek drejt kufirit të gjelbër në Kapshticë e më pas synojnë kryeqytetin, për të depërtuar më pas në vendet e BE. Edhe pse policia ka intensifikuar kontrollet në kufi për të parandaluar kalimin e tyre, sërish një numër i madh emigrantësh mbërrijnë çdo ditë në vendin tonë, ndihmuar nga shqiptarë në këmbim të pagesave të majme.
Vetëm ditën e sotme, Policia në Kukës njoftoi për goditjen e 4 rasteve të shtetasve shqiptarë të cilët u përpoqën të kalonin drejt Kosovës 46 emigrantë sirianë. Ata u kapën në hyrje të Tunelit të Kalimashit, ndërsa i kishin marrë nga 500 euro secilit.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13%
-
Korrupsion
82.6%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2132
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohej për abuzim me tenderin e druve, Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri
19 Shtator, 13:13
-
Dhuna në familje mbetet problem/ 8 raste u denoncuan brenda 24 orëve në Tiranë e Korçë, gratë pajisen me urdhër mbrojtjeje
19 Shtator, 11:13
-
Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv në Pogradec/ Edicioni i 15-të bashkoi 22 artistë nga disa vende të globit
15 Shtator, 16:15
-
Ambasadorja e Francës nga Korça: Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Projekte për bujqësinë dhe blegtorinë
13 Shtator, 11:40
-
Korçë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin (EMRI)
12 Shtator, 20:05
-
Korçë/ Tentoi të kryente veprime të turpshme me dy të mitura, lihet në burg 56- vjeçari
11 Shtator, 10:18
-
Arti në zi/ Shuhet kantautori i njohur korçar, Gjergji Peleshi
10 Shtator, 17:10
-
EMRI/ U arrestua për parcelën me 610 rrënjë kanabisi te “Uji i ftohtë” në Pogradec, 31-vjeçari zbulohet edhe si autor i të dytës me 128 rrënjë droge
10 Shtator, 13:01
-
Ndërron jetë 'Komo', endacaku i famshëm në Korçë
10 Shtator, 12:14
-
Kukës dhe Korçë/ Një i vdekur dhe 3 të plagosur në dy aksidente brenda orës! Vajza e mitur shpëton, vdes babai shofer! Përmbyset makina pas prerjes së rrugës nga ‘Benz”-i (VIDEO)
10 Shtator, 11:22
-
14-vjeçarja rome u bë nënë, Gjykata e Korçës lë në burg babanë 21-vjeçar! Avokati: S’e dinte moshën
10 Shtator, 10:48
-
Korçë/ 21 mijë nxënës nisin vitin shkollor, mbyllen 6 shkolla ne fshatra
9 Shtator, 10:01