I sekuestruan vreshtin për të cilin mori kredi, Sejko: Pal Trashaj u ankua dhe te ne, por nuk ndërhynim dot!

I sekuestruan vreshtin për të cilin mori kredi, Sejko: Pal Trashaj u ankua dhe te ne, por nuk ndërhynim dot!

Gent Sejko në Kuvend dhe Pal Trashaj para SPAK

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli gjatë në seancën maratonë të Kuvendit të enjten, për Pal Trashajn, 63-vjeçarin i cili u vetëvra para dyerve të SPAK në pritje të drejtësisë, pre e mashtrimit me mikrokreditë.

“Pal Trashaj ka marrë një kredi prej 550 mijë lekë të reja në vitin 2008 dhe ka pasur vonesë në pagesa. Ka bërë pagesa vetëm në vlerën 110 mijë lekë deri në vitin 2013, dhe më pas 16 mijë lekë.

Klienti në vitin 2014 ishte me 262 ditë vonesë në kthimin e kredisë, është takuar nga stafi i institucionit financiar në zyrë dhe në shtëpi dhe ai ka premtuar që pagesa do të bëhej por nuk e kishte respektuar premtimin e dhënë. Me 16.05.2015 është lëshuar urdhër ekzekutimi dhe në këtë moment shuma e detyrimit ishte 434.785 lekë, nga të cilat 74.538 lekë principali, 3.715 lekë interes, dhe 365.532 lekë penalitete të akumuluara në 6 vite. Gjatë viteve 2015-2016 klienti është ndjekur nga stafi i institucionit kredidhënës ku serish klienti ka dhënë premtimin për pagesa për të cilat nuk janë mbajtur.

Gjatë menaxhimit të kredisë në vitin 2016 klienti ka kërcënuar stafin kredidhënës  ndaj dhe situata nuk është ndjekur më tej. Në 2017 nuk është arritur komunikimi me klientin, dhe në 2018-ën është shitur kredia tek MCA. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje me MCA, thjeshtë është ndjekur nga përmbaruesit. Mesa kam informacion klienti ka pasur pretendime që ka paguar disa këste që nuk i janë marrë parasysh për këtë arsye ka vajtur në gjykatë me institucionin financiar dhe e ka humbur gjyqin”, tha Sejko.

Guvernatori shtoi se rasti është verifikuar edhe nga Banka e Shqipërisë pasi Pal Trashaj ishte ankuar, por thotë se përsakohë kishte një vendim gjykatë, nuk mund të ndërhyhej.

“Ka bërë një ankesë në Bankën Kombëtare Tregtare, për dijeni edhe të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrit të Drejtësisë ku është kërkuar të zhbllokohen llogarittë dhe ne i kemi kthyer përgjigje që nuk mund të zhbllokohen nga banka kreditë kur ka vendim gjykate”, shpjegoi guvernatori.

Sejko tha se në 31 janar 2023 është urdhëruar heqja e sekuestrove konservative të llogarive bankare të qytetarit Pal Trashaj, në zbatim të vendimit gjyqësor nr.162 të Gjykatës Lezhë.

“Pasuria në të cilën është investuar kredia në zgjerimin e vreshtarisë ka qenë dhe është në pronësi të të ndjerit Pal Trashaj. Nuk i është marrë asnjë pasuri. Ka qenë sekuestro preventive, por prej 2023 i është hequr sekuestro”, theksoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 19/07/2024 16:24

    Po si u mbaka prona e sekuestruar per 5 vjet mor bir bushtre? Ka procedure te qarte ligjore per ekzekutimin e kolateralit. Prona nxirret ne ankand tre here (me cmime dysheme qe i percakton ligji) dhe nese nuk gjehet bleres kredidhenesi ka te drejte ta marre pronen ne zoterim dhe duke i kthyer kredimarresit diferencen mes vleres se prones dhe shumes se detyrimit. Nese kredidhenesi nuk e ushtron kete te drejte, prona nuk mund te mbahet e bllokuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

U ekzekutua sot nga policia serbe, reagon gruaja Faton Hajrizit: Oh bre dashni, ku na i le ëndrrat, si ike kaq shpejt

U ekzekutua sot nga policia serbe, reagon gruaja Faton Hajrizit: Oh bre dashni, ku na i le ëndrrat, si ike kaq shpejt