I sëmurë dhe i pashpresë,‘Pa Gjurmë’ lumturon 20- vjeçarin/Të gjitha operacionet falas

Pak muaj më parë 20-vjeçari ishte i ftuar në studion e emisionit 'Pa Gjurmë', ku sëbashku me nënën e tij Festime Hoxha bënë apel për ndihmë. Nënë e bir jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe e kishin të pamundur kryerjen e disa ndërhyrjeve kirurgjikale, për të cilat ka nevojë Roberti. Kalvari i vuajtjeve për të riun e kanë zanafillën që në moshën 10-vjecare, me diagnostikimin për herë të parë nga një sëmundjë në kocka, nga e cila rrezikon të paralizohet. Avokati i programit Eduard Mullaraj dërgoi një letër pranë Ministrisë së Shëndetësisë, afro një muaj më parë, për rastin që ''Pa Gjurmë'' mori përsipër ta trajtonte më 7 tetor të vitit 2020. Tashmë ka mbërritur edhe përgjigjja zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë ku bëhet me dije se do të merret merren përsipër të gjitha ndërhyrjet, pa asnjë kosto financiare dhe se operacioni do të realizohet në Spitalën e Traumës, në Tiranë. Pas takimeve dhe plotësimit të formualarit sipas urgjencës, që paraqiste ky rast u bë e mundur edhe përcaktimi i ditës, kur i riu do t'i nënshtrohet ndërhyrjes së parë fillimisht në këmbë.

Ne na erdhi mënjëherë përgjigjja zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët theksonin se do të merrnin përsipër këtë rast. Më 11 shkurt i dërguam një shkresë dhe më pas nisën kontaktet mes Ministrisë dhe Spitalit të Traumës që i riu t'i nënshtrohet disa operacioneve radhazi. Pasi kontaktuam me nëndrejtorin e spitalit dhe morëm të gjitha detajet për plotësimin e formualarit u bë e mundur operacioni i parë të kryhet ditën e premte më datë 26 mars. Ndërhyrja e parë do të bëhet në këmbë. Më pas do vijnë edhe disa ndërhyrje të tjera, sqaron avokati Mullaraj

Të pranishëm në studion e programit nënë e bir me lot gëzimi falenderuan publikisht për gjithçka është bërë për ta dhe mbi të gjitha që janë në rrugë të mbarë.

Unë u gëzova shumë për këtë lajm. Jam shumë e gezuar për djalin dhe nuk kam fjalë të shpreh falenderimin që kam për të gjithë. Djali vuan shumë dhe ende ka dhembje të mëdha, uroj dhe shpresoj që të shkojë gjithçka mirë.

Më vështirësi të mëdha nis rrugëtimin e jetës, i riu nga Drenova i destinuar të vuajë, që kur ishte 6 muajsh. Babai e la jetim pas ndarjes nga jeta nga një sëmundje e rëndë, i mbetur vetëm më nënën, në kushte të mjerueshme. Ende i painfromuar se ç'po ndodhte me trupin e tij, Roberti 10-vjeçar në atë kohë, bashkë me nënën iu drejtuan spitalit, ku e vetmja përgjigje që marrin ishte ndërhyrja kirurgjikalë, kur ai të mbushte 18 vjeç. U desh t'i drejtohej emisionit “Pa Gjurmë”, ku u bë e pamundura për të finalizuar me sukses misionin e nisur 6 muaj më parë.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur