Një efektiv i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vrarë gjatë një iperacioni mesditën e së premtes në Torovicë të Lezhës.

Ardian Kodra, efektivi 50 vjeçar, u qëllua teksa kishte shkuar për të neutralizuar David Qosen, i cili prej disa orësh terrorizonte me armë banorët e fshatit.

Sapo furgoni i FNSH-së ka mbërritur pranë banesës së Qosjes në fshatin Torovicë, është përballur me breshërinë e plumbave të 27-vjeçarit. Për pasojë një pej plumbave ka kapur në pjesën e kraharorit efektivin Ardian Kodra, i cili humbi jetën pas mbërritjes në spitalin e Lezhës.

Më pas autori u mbyll në banesën e tij, një shtëpi dy katëshe në fshatin Torovicë dhe prej aty qëllonte me armë në drejtim të policisë, sa herë kjo e fundit i bënte thirrje për dorëzim. 

Pas pesë orësh në operacion, forcat Rene arritën të kapnin të gjallë autorin, i cili në momentin e arrestimit ka tentuar të vetëvritet. Ndërhyrja në banesën e autorit u bë vetëm pasi atij iu mbaruan municione.

Policia përdori autoblind dhe gazlotësjellës për të nxjerrë autorin prej katit të parë të banesës ku ai fshihej. Sicc shihet edhe nga këto pamje, gjatë përplasjes së policisë me vrasësin e efektivit banesa u shkrumbua plotëishit.

Gjatë gjithë aksionit policia i bënte thirrje David Qoses që të dorëzohej, pasi i tillë ishte edhe urdhri nga drejtuesit e policisë, që varasësi i efektivit duhet të kapet i gjallë dhe të përballet me drejtësinë.

Deklaratat e banorëve për Qosen

Gjatë marrjes së informacioneve nga banorët e fshatit, policia mësoi se David Qosja kohët e fundit kishte shfaqur disa çrregullime mendore. Prej të paktën dy vitesh ai jetonte i vetem, pasi babai I kishte ndërruar jetë ndërsa e ëma jetonte me të motrën në Itali. 

Por banorët e zonës shprehen se prej shumë kohësh ai qëndronte pjesën më të madhe të ditës brenda në banesë, ndërsa vetëm ditët e fundit ishte shfaqur në mënyrë të çuditshme në fshat, pasi bënte veprime të pahijshme. Nga ana tjetër mësohet se ai nuk është kuruar asnjëherë për çregullime psikike edhe pse shfaqte paqëndrueshmëri të shëndetit mendor. 

Report TV ka qenë edhe në banesën e efektivit Ardian Kola i vrarë në në mesditë gjatë aksionit në Torovicë. Familja Kodra ka hapur dyert e mortit ndërkohë që të afërm dhe miq të shumtë kanë shkuar në banesën e tij pak minuta pas marrjes së informacionit.

Ardian Kodra 50 vjeç kishte vite që ishte pjesë e Policisë së Shtetit dhe aktualisht kishte detyrën e shoferit në grupin e gatshëm të FNSH-së.

Ai është i martuar dhe ka dy dy djem. Komshijtë të tij,  por edhe kolegë e kanë rrëfyer jashtë kameras se Kodra ishte njeri shembullor ndërkohë që ishte vlerësuar edhe për shërbimin e tij në Policinë e Shtetit.

SI U VRA EFEKTIVI I FNSH

Shkon në aksion për të nuetralizuar e arrestuar një person të armatosur qëllohet me dy plumba dhe humb jetën efektivi i forcave të ndërhyrjes së shpejtë Shkodër, Ardian Kodra.

Autor i këtij krimi është David Qosja, i cili u arrestua pas 5 orë rezistencë. Ai qëlloi disa herë me armë policinë, por efektivët u futën në banesë pasi hodhen gaz lotsjellës dhe bënë të mundur arrestimin e tij.

Qose ishte i armatosur me armë automatik dhe pasi ka terrorizuar banorë te Torovicës në Lezhë duke qëlluar në ajër është mbyllur në banesë.

Ardian Kodra mësohet se ka marrë dy plumba nga arma automatik me të cilin ka qëlluar Qosja dhe nuk ka mundur të mbijetojë dhe pse është dërguar në spital.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi, por nga banorët e zonës, David Qosja njihet si person me të meta mendore dhe pse ligjërisht ai nuk rezulton i regjistruar në asnjë spital apo klinikë psikiatrike dhe nuk ka kartelë.

JA SI NDODHI NGJARJA

Mëngjesin e kësaj të premte, David Qosja qëlloi me breshëri automatiku në mes të Torovicës, duke terrorizuar banorët.

Fatmirësisht asnjë nga banorët e zonës nuk është lënduar. Me të dëgjuar krismat, banorët kanë lajmëruar policinë. 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por ka hasur në rezistencën e Qoses. Ai ka qëlluar me armë policinë duke bërë rezistencë.

Nga të shtënat mbeti i plagosur Adrian Kodra, i cili nuk mundi t'i shpëtojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

VRASJA E KOMANDATIT TË FNSH NË TETOR 2015

Ky nuk është rasti i parë që një efektiv policie vritet në krye të detyrë. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në tetor të vitit 2015, në Oblikë të Shkodrës, ku humbi jetën komandanti i FNSH për Shkodrën, Simon Gjeta. Gjeta ishte në aksion pë kapjen e 52-vjeçarit Ruzhdi Arishta, i cili vrau komshiun e tij 21-vjeçar, Besar Shebela pas një konflikti. Arishta, që ishte i sëmurë mendërisht dhe i braktisur nga të gjithë, ka qëlluar edhe ndaj punonjësve të policisë, ku për pasojë humbi jetën komandanti i FNSH për Shkodrën, Simon Gjeta. Pas 12 orësh përplasje me policinë, u ekzekutua edhe autori i ngjarjes.

homazhet per ardian kodren
homazhet per ardian kodren
homazhe per adrian kodren
homazhe per adrian kodren
homazh adrian kodra
homazh adrian kodra
(Shkodër, efektivët e policisë homazhe për kolegun e vrarë në krye të detyrës)



Zhvillimet kryesore të ngjarjes

Ora 22:24 Tahiri: Goditje e rëndë, do rrisim pagat për policinë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në banesën e efektivit që mbeti i vdekur ditën e sotme në Shkodër për të ngushëlluar familjarët e 50 vjeçarit, Ardian Kodra ndërsa ka deklaruar se do të bëjë cdo gjë për rritjen e pagave të policisë, pasi po sakrifikojnë jetën për të garantuar siguri.
 
“Kjo është një dhimbje shumë e madhe, goditje e rëndë për shtetin. Jam këtu për t’iu gjendur pranë familjes.
 
Policia duhet të mbështetet nga të gjithë, ndërsa do të bëj cdo gjë për të rritur pagat, pasi policët po sakrifikojnë jetën për të garantuar sigurinë, ta kthejmë në një trup model”deklaroi ministri.


(Deklarata e Tahirit)

tahiri ne shtepine e efektivit te vrare
tahiri ne shtepine e efektivit te vrare

Ora 18:34 Qose do transferohet në Tiranë
David Qose do transferohet në Tiranë dhe do dale para krimeve tw renda 

Ora 18:32 Deklaratë e Policisë
"
Renea hyn në banesë, kapet autori i vrasjes së efektivit të FNSH"

Ora 18:30 Renea arreston David Qose

Forcat Renea kanë mundur të arrestojnë pas 5 oresh rezistencë autorin e vrasjes së efektivit të FNSH. Renea rrethoi banesën autorin e vrasjes së efektivit të FNSH dhe hodhi gazlotsjellës, më pas u fut në banesë duke arrestuar Qosen. Denis Qosja bëri rezistencë gjatë arrestimit, por u neutralizua nga policia

arma e perdorur nga david qosja
(Arma e përdorur nga David Qosja)



Ora 18: 20 Renea futet në banesën e Qoses
Çako-Qato-Brahimaj dhe komandani i Reneas hedhin ne leter planin e nderhyrjes. Renea futet në banesën e Qoses. Pritet neutralizimi i tij

renea ne banesen e qoses
renea ne banesen e qoses
renea ne banesen e qoses
renea ne banesen e qoses
(Shtëpia e djegur e autorit David Qose pas aksionit të Reneas)

renea ne banesen e qoses
renea ne banesen e qoses
(Renea në banesën e Qoses)

renea ne banesen e qoses
vrasja e adrian kodres



Ora 18:10 Policia kontakton të afërmit e Qoses
Policia kontakton të afërmit e David Qoses. Të afërmit e autorit të vrasjes së efektivit të FNSH nuk kanë mundur të bindin Qosen të dorëzohet.  

Ora 18: 05 Torovica në shtetrrethim
Policia bllokun hyrjen për në Torovicë. Fshatit në shtetrrethim. David Qose qëllon serish me armë ndaj policisë. Dyshohet se autori i ka vëndosur zjarrin banesës, shihet tym. Renea dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako ndodhen në vendngjarje. Qose qëllon me armë sa herë policia bën thirrje që të dorëzohet.

Ora 18:00 Vrasja e efektivit, familja hap dyert e mortit
Report Tv ka qenë edhe në banesën e efektivit Ardian Kodra i vrarë sot në mesditë gjatë aksionit në Torovicë. Familja Kodra ka hapur dyert e mortit ndërkohë që të afërm dhe miq të shumtë kanë shkuar në banesën e tij pak minuta pas marrjes së informacionit.