Tiranë - Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për shitje të lëndës narkotike, kanabis.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një tjetër, personi që i kishte blerë një sasi kanabisi, 27-vjeçarit.

Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të kontrolleve intensive me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë, kryesisht në afërsi të shkollave, lokaleve dhe ambienteve të ndryshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. H. (H), 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi R. L., banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve 27-vjeçarit u gjet një sasi lënde narkotike cannabis. Ndërsa shtetasit R. L. iu gjet një sasi e vogël e kësaj lënde, të cilën e kishte blerë nga shtetasi A. H. (H).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë