Një 32 vjeçar në Fieri i shpallur në kërkim për 85 kg kanabis të kapura në 21 dhjetor të vitit të kaluar është arrestuar nga policia. Në pranga ka rënë Nehat Rizvani. Ndërsa numri i të arrestuave për operacionin, ka shkuar në 3 persona.
Në dhjetor u arrestuan Vahid Rizvani dhe Armando Tërnova të cilët ishin pasagjerë në automjetin ‘Audi Q7’ që drejtohej nga Nehat Rizvani i cili ia mbathi nga vendi i ngjarjes.
Lënda narkotike e gjetur e ndarë në 3 thasë u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.